Në një status në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve për vizitën e presidentit turk, Recep Tayip Erdogan në 554-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Me anë të një postimi të gjatë të bërë në ‘Facebook’, me të cilin bashkangjiti dhe një foto së bashku me Erdogan, Rama shkruan se e gjitha ishte një rastësi e se njerëzit në vend nuk u kursyen me sharje dhe mallkime.