Flash

Së shpejti, versioni korean i serialit “La Casa de Papel”

Lapsi.al 18 January 2022
Së shpejti, versioni korean i serialit “La Casa de Papel”

Kompania " Netflix" ka zbuluar së fundmi se do të publikohet së shpejti përshtatja koreane e serialit “La Casa de Papel".

Përmes faqes zyrtare, "Netflix" publikoi trailerin e serialit “Money Heist: Korea – Zonë e Përbashkët Ekonomike”, i cili fillon me me Profesorin, portretizuar nga Yoo Ji-tae, që planifikon një grabitje. Ai qëndron përpara një muri me disa maska tradicionale koreane dhe maskën ikonike të origjinalit spanjoll të Salvador Dali. Ai shtrin dorën për të zgjedhur njërën dhe kamera lëviz përpara kështu shikuesit nuk mund të shohin se cilën zgjedh.Kamera më pas kalon për të zbuluar Seon Woojin (portretizuar nga Kim Yunjin), kreu i ekipit të negociatave. Traileri përfundon me zbulimin e secilit anëtar të grabitjes dhe emrat e tyre të koduar.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI