Flash

Michelle Hunziker dhe Tomaso Trussardi zyrtarisht të ndarë

Lapsi.al 18 January 2022
Michelle Hunziker dhe Tomaso Trussardi zyrtarisht të ndarë

Janë ndarë pas 10 vjetësh bashkë, çifti i famshëm Michelle Hunziker dhe Tomaso Trussardi. Ata e zyrtarizuan ndarjen e tyre përmes një deklarate për shtyp, duke konfirmuar atë që thuhej prej disa kohësh.

“Pas 10 vitesh bashkë, kemi vendosur të ndryshojmë planin tonë të jetës. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë rrugën e rritjes së vajzave tona të mrekullueshme me dashuri dhe miqësi. Ndarja jonë do të mbetet një rrugë e përbashkët dhe private. Nuk do të ketë komente të mëtejshme në lidhje me privatësinë e familjes sonë”, -thuhej në deklaratë.

Kriza e çiftit ishte një nga thashethemet më të diskutuara të kohëve të fundit në Itali. Arsyet e krizës nuk dihen, por prej disa kohësh ndjekësit kishin vënë re se diçka nuk shkonte mirë mes tyre. Ata nuk kishin më asnjë postim së bashku në Instagram dhe madje edhe festat e fundit të Krishtlindjeve i kaluan të ndarë.

Për Michelle Hunziker kjo është ndarja e dytë, pas asaj nga Eros Ramazzotti, babai i vajzës së saj të madhe, Aurora. Tomaso Trussardi, nga ana tjetër, nuk ka asnjë martesë të mëparshme.

Ata kanë bashkë dy vajza; Sole, 9 vjeçe, dhe Celeste, 7, të cilat do të vazhdojnë të jetojnë me nënën e tyre.

Historia e tyre lindi nga një dashuri me shikim të parë, e nisur në restorantin Trussardi Alla Scala, në pronësi të Tomaso Trussardi-t, dhe e kurorëzuar në një dasmë në Palazzo della Ragione në Bergamo, më 10 tetor 2014.

“Pas një viti që e njoha, doja të martohesha me të. Michelle kishte shumë frikëra, unë isha 29 vjeç, ajo ishte 35, diferenca e moshës ishte problem për të, por jo për mua”, -është shprehur Tomaso dikur në një intervistë për Corriere.

Përfundon kështu historia e një prej çifteve më të dashura të showbiz-it italian.

Të këshilluara

Jason Momoa i jep fund martesës me aktoren

Aktori Jason Momoa  zbuloi së fundmi se i ka dhënë fund lidhjes me Lisa Bonnet. Përmes rrjetit të tij social,Instagram, aktori ndau lajmin me fansat."Të gjit...

15:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI