Flash

Britney Spears bën paqe me motrën e saj

Lapsi.al 18 January 2022
Britney Spears bën paqe me motrën e saj

Këngëtarja e njohur Britney Spears ka vendosur së fundmi t'i jap fund konfliktit me motrën e saj Jamie.

Përmes rrjetit të saj social , Twitter, Britney rrëfeu se është treguar e ashpër me motrën e saj pas intervistës që ajo pati për promovimin e librit “Gjërat që duhet të kisha thënë”."E di që ke punuar shumë për jetën që ke dhe ke bërë mrekulli… Por mendoj se ne të dyja duhet të biem dakort me faktin se familja nuk ka ushtruar kurrë presion tek ty sa ka qenë me mua.Gjithçka që di është se të dua pa kushte… kështu që vazhdo dhe thuaj çfarë të duash. Është shumë e vështirë për një familje të luftojë publikisht kështu!”, u shpreh këngëtarja.Debati i tyre nisi pasi Jamie gjatë  intervistës për “Good Morning America” konsideroi të “çrregullt” sjelljen e motrës së saj para peridhës 13-vjeçare.Nga ana tjetër, Britney  kundërshtoi fjalët e saj, duke thënë se të dyja nuk kishin qenë shumë pranë me njëra-tjetrën në atë kohë dhe se ajo  ishte gënjeshtare.

 

Të këshilluara

Publikohet traileri i serialit "Moon Knight"

Kompania "Marvel Studios” ka publikuar së fundmi trailerin për serialin  e ri në “Disney+”, “Moon Knight”. Seriali do të flasë për një ish ushtar,Marc Specto...

14:43

Veprimi i "Google" për aktoren e ndjerë

Kompania "Google"  ka festuar së fundmi ditëlindjen e aktores së ndjerë "Betty Wihte" me një homazh të vecantë. Ditën e djeshme, ku do të kishte qenë ditëlin...

14:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI