Flash

Ndahet nga jeta Nino Cerruti

Lapsi.al 17 January 2022
Ndahet nga jeta Nino Cerruti

Dizajneri dhe sipërmarrësi italian i modës Nino Cerruti ka vdekur të shtunën në moshën 91-vjeçare, sipas një deklarate te biznesit familjar italian Lanificio Fratelli Cerruti.

Ai vdiq në spitalin në Vercelli, Itali, ku u shtrua në spital për një operacion në kofshë, raportoi të shtunën dega e CNN SkyTg24.

“Për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe punonjësit e Lanificio Cerruti dhe gjithë botën e modës italiane, sot është një ditë shumë e trishtuar, për shkak të vdekjes së Signor Nino-s”, thuhet në deklaratën e kompanisë Lanificio Fratelli Cerruti të postuar në Facebook.

“Ne kemi humbur një njeri me talent, një stilist të jashtëzakonshëm, një njeri para kohës së tij dhe një mentor të mrekullueshëm, të cilit shumë njerëz i detyrohen kaq shumë”, thuhet në deklaratë.

Cerruti, i cili lindi në Biella, një nga qendrat kryesore të tekstilit të Italisë, ishte një figurë kyçe në industrinë ndërkombëtare të modës, i respektuar dhe i njohur për elegancën, mirësinë dhe sjelljet e tij.

Gjyshi i tij kishte themeluar një fabrikë tekstili në Biella në 1881, Lanificio Fratelli Cerruti. Duke u mbështetur nga përvoja e tij në prodhimin e pëlhurave të shkëlqyera, Cerruti u angazhua në prodhimin e veshjeve në fund të viteve 1950.

Koleksioni i tij i parë për meshkuj, Hitman, u shfaq në vitin 1957 dhe u konsiderua revolucionar në veshjet e meshkujve në atë kohë.

Linja e veshjeve për meshkuj Cerruti u lansua në vitin 1967 dhe do të pasohej nga një koleksion veshjesh për femra një vit më vonë.

Butiku i parë Cerruti u hap në vitin 1967 në Place de la Madeleine në Paris, ku Cerruti zhvendosi selinë e kompanisë për të qenë më afër kryeqytetit ndërkombëtar të modës. Prodhimi i pëlhurave me emrin Lanificio Fratelli Cerruti dhe labeli Hitman mbeti në Itali.

Në vitet 1980, Cerruti filloi një bashkëpunim me botën e filmit. Nga “Bonnie and Clyde” dhe “Pretty Woman” tek “Basic Instinct”, marka Cerruti dizajnoi rroba për aktorë si Michael Douglas, Jack Nicholson, Tom Hanks, Bruce Willis, Sharon Stone, Julia Roberts, Robert Redford, Harrison Ford, Al Pacino ose Jean Paul Belmondo.

Të këshilluara

Tradhëtia e Zayn Malik, lidhja me aktoren

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Zayn Malik kishte një lidhje me aktoren Abi Clarke, gjatë kohës që ai ishte me Gigi Hadid. Sipas "The Sun",  ata u...

14:14

Arrestohet aktorja e njohur

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se është arrestuar aktorja Tiffany Haddish. Policia e qytetit të Peachtree deklaroi se ata arrestuan zktoren , rreth ...

12:20

“Arbëria” filmi i parë shqip në Netflix

“Arbëria” është një film, i cili flet për historinë e një vajze të quajtur Aida, e cila pas vdekjes së babait të saj, rikthehet në vendin e origjinës në Kalabri...

16:09

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI