Flash

ILD pranon ndjesën e gjyqtares, Kapedani i shpëton drejtësisë: dënohet me 6 muaj rrogë minimale

Lapsi.al 17 January 2022
ILD pranon ndjesën e gjyqtares, Kapedani i shpëton

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani ka pranuar shkeljen disiplinore që ka kryer me publikimin e videove në TikTok ku shihej teksa sfilonte në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit dhe në sfond kishte këngë me tekst “mafia”. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka pranuar sot kërkesën për marrëveshje të gjyqtares ndërsa kundër saj do të ketë një masë më të butë. Në këtë mënyrë, ILD ka vendosur masës disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë kohore për 6 muaj.

Kapedani pushtoi rrjetet sociale, pas publikimit videove që ajo hidhte në Tik Tok ndërsa sfilonte në zyrën e saj. Më herët ajo në seancë dëgjimore, Kapedani kërkoi ndjesë por theksoi se po gjykohet për shkak të veshjes dhe shijes muzikore. Sipas saj videot ishin shpërndarë më qëllimin e vetëm për të goditur figurën e saj.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI