Flash

Erdogan: Gjatë pandemisë shtetet e mëdha mbyllën kufijtë dhe sytë, ne dolëm jashtë për të parë dramat e vëllezërve tanë

Lapsi.al 17 January 2022
Erdogan: Gjatë pandemisë shtetet e mëdha mbyllën

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të çelësave të 522 njësitë e banimit që Turqia ndërtoi në Laç, Erdogan theksoi edhe një herë ndjenjën e vëllazërisë së turqve për shqiptarët. Presidenti turk tha se vëllezërit tregohen kur i qëndrojnë pranë njëri tjetrit në rast nevoje. Ai kritikoi nga Laçi shtetet e fuqishme të botës, për qasjen e tyre gjatë pandemisë.

“Shqipëria dhe Turqia ndajnë së bashku vlera të tjera historike. Të jesh me vëllain në kohë të mira dhe të vështira është një ndër to. Gjatë pandemisë të gjithë shtetet e mëdha u kyçën dhe mbyllën edhe sytë e tyre, ama ne bëmë të kundërtën, dolëm edhe jashtë kufijve për të parë dramat e vëllezërve tanë për t’u qëndruar pranë me çdo mundësi. Gëzimi juaj është edhe gëzimi i Turqisë, hidhërimi juaj është edhe hidhërimi i Turqisë. Duke qenë se edhe populli turk ka përjetuar dhimbje të ngjashme, tërmetet e shtatorit dhe nëntorit lënduan zemrat tona njëlloj si popullit shqiptar. Fakti që Turqia është nga vendet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, është dëshmi e qartë e solidaritetit të fortë mes nesh”, tha Erdogan.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI