Flash

6 bashki drejt zgjedhjeve të parakohshme/ KQZ i kthen përgjigje Metës: Jemi njoftuar vetëm për tre vakanca

Lapsi.al 17 January 2022
6 bashki drejt zgjedhjeve të parakohshme/ KQZ i kthen përgjigje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të hënë i ka kthyer përgjigje presidentit, Ilir Meta lidhur me vakancat e krijuara në disa bashki të vendit. KQZ njofton presidentin se bashkitë pa kryetar janë Vora, Dibra dhe Shkodra, ndërsa nënvizon se nuk ka dijeni për Lushnjën, Rrogozhinën dhe Durrësin, pasi duheshin informuar nga Këshilli i Ministrave. Sipas letrës së KQZ-së, ky institucion është njoftuar për shkarkimin e Agim Kajmakut në Vorë, ndalimin e kandidimit të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe për dorëheqjen e Dionis Imerajt në Dibër.

Për shkak të rrethanave, procesi për shpalljen e vakancës në këto bashki nuk është kaluar përmes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Tashmë presidenti do duhet të kërkojë informacion në kryeministri, pasi ky institucion e monitoron këtë proces përmes prefektëve. Pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta tha se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjen e krerëve të tyre. Në këtë mënyrë, Meta është duke shkuar drejt shpalljes së datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI