Flash

Tejkalim i shpejtësisë në qendrat e banuara, 9 të arrestuar

Lapsi.al 16 January 2022
Tejkalim i shpejtësisë në qendrat e banuara, 9 të arrestuar

Në kuadër të sigurisë në rrugë, policia Rrugore bën me dije se gjatë fundjavës janë vënë në pranga 9 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar dhjetëra shoferë të tjerë të pabindur.

Sipas policisë përveç shoferëve të arrestuar janë proceduar edhe 34 të tjerë për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;

Ndër të tjera mësohet se 147 drejtues mjetesh, janë proceduar administrativish  për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore e Tiranës, masa të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve që qarkullojnë në drejtim të kryeqytetit, çdo ditë të javës e veçanërisht në fundjavë, si dhe nisur nga parkimet e gabuara të drejtuesve të mjeteve, që bëhen pengesë për lëvizje të lirë të mjeteve dhe krijojnë pengesa e fluks në lëvizje, Policia Rrugore e Tiranës, ka riorganizuar shërbimet në forma të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Janë ushtruar kontrolle të dedikuara ndaj mjeteve që janë burim për ngjarje rrugore, duke u fokusuar kryesisht te mjetet me xhamat ballorë të errësuar, për mosrregullimin e shpejtësisë, përdorimin e celularit, parakalimet e gabuara, drejtimin e mjeteve me shpejtësi mbi normat e lejuara apo nën efektin e alkoolit, parkime për dy në rrugë, mbi trotuar e në vija të bardha.

Në funksion të kontrolleve parandaluese gjatë 48 orëve të fundit  janë konstatuar dhe:

? Janë arrestuar 9 drejtues automjetesh, të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;

? Janë proceduar administrativisht 34 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;

? Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 25 drejtues automjetesh sportive;

? Janë proceduar administrativisht 71 drejtues mjetesh, për errësim të xhamit parapritës;

? Janë proceduar administrativisht 147 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

? Janë proceduar administrativisht me pezullim të lejes së drejtimit, 44 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;

? Janë proceduar administrativisht, për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit, 23 drejtues mjetesh;

? Janë proceduar administrativisht për parakalime të gabuara, 78 drejtues mjetesh;

? Janë proceduar 456 automjete të ndryshme, për qëndrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

? Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 15 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, një person në spital

Një aksident ka ndodhur sot në Paskuqan, ku siç njofton policia një makinë është përplasur me një motor. Për pasojë është lënduar drejtuesi i motorit i cili ësh...

11:48

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI