Flash

I shpallur në kërkim, arrestohet 30 vjeçari në Mat

Lapsi.al 16 January 2022
I shpallur në kërkim, arrestohet 30 vjeçari në Mat

Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Mat. Policia bën me dije se i riu ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

"Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me DVP Elbasan, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

E. K., 30 vjeç, banues në banues në Klos. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, me datën 14.12.2021, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, një person në spital

Një aksident ka ndodhur sot në Paskuqan, ku siç njofton policia një makinë është përplasur me një motor. Për pasojë është lënduar drejtuesi i motorit i cili ësh...

11:48

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI