Flash

Kanye West jo dhe aq i lumtur për lidhjen e Kim me Pete

Lapsi.al 15 January 2022
Kanye West jo dhe aq i lumtur për lidhjen e Kim me Pete

Kanye West duket se nuk është shumë i lumtur për lidhjen e ish-gruas së tij Kim Kardashian me komedianin Pete Davidson, dhe mesa duket, ai ka një mesazh shumë të ashpër për yllin e “SNL”.

Ye ka dy fjalë për Pete në këngën e tij të re me The Game të quajtur “My life was never easy” . Një pjesë e këngës është përhapur në rrjete sociale dhe dallohet qartë deklarata e tij e ashpër për të dashurin e ri të Kim Kardashian.

Gjatë këngës dëgjohen vargjet e tij: “Më shpëtoi Zoti që t’ia rregulloj qejfi Pete Davidson-it”

Kënga supozohet të publikohet të premten mbrëma në orën 21:00 dhe fansat dyshojnë se “single” do të jetë pjesë e albumit të tij “Donda 2” dhe albumit të The Game “Drillmatic”, pasi klipi i këngës u postua nga të dy reperët në llogaritë e tyre të “Instagram”.

Megjithatë, njerëzit dyshojnë se Kanye do ta heqë tekstin dedikuar Pete nga kënga e tij, pasi është shumë i dhunshëm, dhe Kanye mbahet për ndryshimet e minutës së fundit në projektet e tij.

Edhe nëse ai vendosë ta tërheqë mbrapsht deklaratën, tashmë është i dukshëm qëndrimi i tij pas ndarjes nga Kim Kardashian e pas lidhjes së kësaj të fundit me komedianin.

Të këshilluara

Gjithçka duhet të dini për çmimet SAG

Screen Actors Guild Awards, që do të organizohet për herë të 28-të këtë vit, shpalli të nominuarit për ceremoninë e ndarjes së çmimeve që do të mbahet të dielën...

18:46

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI