Flash

Tentuan të kalonin në kufi tre klandestinë, arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër

Lapsi.al 13 January 2022
Tentuan të kalonin në kufi tre klandestinë, arrestohen 2 të

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Follow”.

Në pranga ka rënë një 29 vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij 21 vjeç, pasi dyshohet se kanë transportuar tre emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë arrestimi i dy të rinjve është bërë në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, tre emigrantët e paligjshëm.

"Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “FOLLOË”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte tre emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Vihet në pranga edhe një 21-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij.

Sekuestrohen një automjet, dy aparate celulare dhe një shumë parash.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “FOLLOË”, në kuadër të të cilit, në bazë të informacioneve policore, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 29 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me një autotomjet tip “Volksëagen”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve u ndalua si bashkëpunëtor i dyshuar, shtetasi A. N., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”", njofton policia.

Të këshilluara

OSBE-ja diskuton tensionet Rusi-Ukrainë

Këshilli i përhershëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të enjten takohet në Vjenë për të biseduar për tensionet e fundit, pas grumbulli...

12:11

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI