Flash

OSBE-ja diskuton tensionet Rusi-Ukrainë

Lapsi.al 13 January 2022
OSBE-ja diskuton tensionet Rusi-Ukrainë

Këshilli i përhershëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të enjten takohet në Vjenë për të biseduar për tensionet e fundit, pas grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën. Ky do të jetë takimi i tretë gjatë kësaj jave për këtë çështje, pasi më herët Shtetet e Bashkuara dhe NATO, në takime të ndara, u takuan me përfaqësuesit rusë. Moska dhe Uashingtoni veçse kanë theksuar dallimet e tyre “thelbësore" mbi sigurinë evropiane, gjatë bisedimeve më herët gjatë kësaj jave. Ambasadori i SHBA-së në OSBE tha se nuk pritet ndonjë përparim gjatë takimit që mbahet më 13 janar.

“Nuk mendoj se do të ketë ndonjë rezultat konkret gjatë kësaj jave. Qëllimi ynë kryesor është që të ketë dialog”, tha ambasadori Michael Carpenter.

“Po, pozicionet janë të kundërta, por kjo nuk do të thotë se nuk ka elemente dhe tema në të cilat ne nuk mund të pajtohemi”, shtoi ai për televizionin e pavarur rus, Dozhd.

Stoltenberg: NATO-ja zhvilloi "bisedime serioze" me Rusinë për Ukrainën

Sipas Carpenter, sfida qëndron në përcaktimin e mënyrave sesi të thellohet dialogu “për këtë çështje në muajt e ardhshëm apo edhe vitin e ardhshëm”. Në takimin e OSBE-së do të marrin pjesë të gjitha 57 shtetet anëtare. Ky takim vjen teksa Moska ka grumbulluar rreth 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën. Perëndimi ka shprehur shqetësime se Rusia mund të jetë duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën.

Në anën tjetër, Moska ka prezantuar kërkesat e saj të sigurisë, që kanë të bëjnë me ndalimin e zgjerimit të NATO-s nga lindja si dhe Rusia po kërkon garanci që Ukraina të mos bëhet pjesë e Aleancës Veri-Atlantike./REL

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI