Flash

Megan Fox mori propozimin nga Machine Gun Kelly

Lapsi.al 13 January 2022
Megan Fox mori propozimin nga Machine Gun Kelly
Megan Fox mori propozimin nga Machine Gun Kelly, i cili u ul në gjunjë para Megan në një plazh në Porto Riko. Kelly e bëri pyetjen e madhe më 11 janar, pas më shumë se një viti e gjysmë lidhjeje.
“Të pavetëdijshëm për punën dhe sakrificat që lidhja do të kërkonte nga ne, por të dehur nga dashuria. dhe karma. Disi një vit e gjysmë më vonë, pasi kishim ecur nëpër ferr së bashku, dhe duke qeshur më shumë nga sa e kisha imagjinuar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të,” shkruajti Fox, 35 vjeç, në postimin e saj. "Dhe ashtu si në çdo jetë para kësaj, dhe si në çdo jetë që do ta pasojë, thashë po ... dhe më pas pimë gjakun e njëri-tjetrit."
Kelly dizajnoi një unazë fejese në stilin "toi et moi" me gurët e lindjes së tyre: një diamant për veten e tij dhe një smerald për nusen e tij të ardhshme. "Dy gurët në formë dardhe janë vendosur në dy breza që bashkohen si dy gjysma të të njëjtit shpirt duke formuar zemrën e errët që është dashuria jonë”, shkroi Kelly në Instagram.
Fox dhe Kelly u takuan në mars 2020 gjatë xhirimeve të "Midnight in the Switchgrass". Ata e bënë publike lidhjen në Instagram në korrik 2020 dhe kanë qenë të pandarë që atëherë.

Të këshilluara

Zayn Malik në kërkim të dashurisë

Vjeshtën që lamë pas, këngëtari dhe ish-anëtari i One Direction, Zayn Malik u nda nga partnerja e tij Gigi Hadid për shkak të akuzave të nënës së saj, se ai e k...

10:39

Trey Songz akuzohet për përdhunim

Ish-basketbollisti i Universitetit të Las Vegas, Dylan Gonzalez, ka akuzuar këngëtarin Trey Songz për përdhunim. “Me atë që duket si lajme të përsëritura pafun...

09:47

Reperi i njohur i futet botës së biznesit

Reperi i njohur Snoop Dogg po përflitet së fundmi se do të lançojë markën e tij të hot dog-ëve të quajtur “Snoop Doggs “. Sipas një regjistrimi të fundit në ...

19:00

Kim Kardashian paditet për mashtrim

Mediat ehuaja kanë raportuar së fundmi se Kim Kardashian është paditur për mashtrim. Sipas tyre, Kim së bashku me  Floyd Mayweather dhe basketbollistin Paul ...

17:42

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI