Flash

Tom Holland zgjedhja e parë për prezantimin e çmimeve Oscar

Lapsi.al 12 January 2022
Tom Holland zgjedhja e parë për prezantimin e çmimeve Oscar

Tom Holland thuhet se është në garë për të qenë prezantuesi i ceremonisë “Oscar 2022”, gjithmonë nëse evenimenti do të organizohet sipas planifikimeve.

Të martën, më 11 janar, u njoftua se “Oscars 2022” do të ketë një prezantues për herë të parë që nga viti 2018. Shfaqja e e çmimeve ka mbetur pa moderues gjatë viteve të fundit, pas një polemike të krijuar lidhur me postimet e vjetra homofobike të prezantuesit Kevin Hart në “Twitter” dhe shakat e kritikuara të tij.

Kështu, sipas “The Hollywood Reporter”, akademia e çmimeve “Oscar” në fakt tashmë ka arritur tek zgjedhja e tyre e parë: Tom Holland.

Rikujtojmë se aktori Tom Holland ka qenë pak skeptik lidhur me një prezantim të mundshm, pasi, i pyetur fillimisht ai tha: “Ndoshta në të ardhmen, por sinqerisht, jam shumë i zënë tani. Më pëlqen kjo lloj gjëje. Më pëlqen të vihem nën presion dhe të bëj gjëra që nuk ndihem rehat t’i bëj.”

Nuk u desh shumë që aktori të ndërrontë përgjigjjen e tij, për të shfaqur një entuziasëm të madh.

“Ju po më pyesni për “Oscars”. Ju jeni personi i parë që e përmend këtë . Sigurisht që unë do të moderoja “Oscars”!”

Të këshilluara

Ndërron jetë aktorja e "Neighbours"

Aktorja Miranda Fryer ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. Lajmi u bë i ditur për mediat nga familjarët e saj të cilët deklaruan se e janë ende në pritje t...

16:10

Simon Cowell i jep fund beqarisë

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se ish gjyqtari i "X Factor", Simon Cowell është fejuar me partneren,Lauren Silverman. Sipas mediave,Simon i propozoi...

14:38

Cili qe shkaku i vdekjes së Betty White

Shkaku i vdekjes së Betty White është konfirmuar. Të hënën, “NBC News” mori një kopje të certifikatës së vdekjes së White, e cila rendit një aksident cerebrovas...

11:51

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI