Flash

Krisja mes Donaldit dhe Triksës/ Sherri në Prime “Nuk jam kllouni jot”

Lapsi.al 12 January 2022
Krisja mes Donaldit dhe Triksës/ Sherri në Prime “Nuk jam

Ftohja mes Donaldit dhe Triksës është shndërruar në një sherr që u konsumua direkt në pikun e shikueshmërisë në Top Channel. Ka qenë një video e transmetuar nga Vëllai i Madh ku Donaldi ankohej tek Ekzona për faktin se Beatriks nuk i përgjigjej dhe ishte vazhdimisht e mërzitur që ka hapur Kutinë e Pandorës. Triksa u ankua se nuk mund të shprehej dhe të fliste lirshëm me Donaldin për shkak se ai ishte gjithnjë shumë i shqetësuar për lojën. Kaq u desh që Donaldi të shpërthejë në stilin e tij të debatit dhe kur vajzat i kërkuan të ishte gjithnjë i qeshur, ai iu kthye “Po nuk më paguan Triksa mua. Nuk jam klloun unë” u shpreh Donaldi duke reflektuar edhe një herë se gjërat mes çiftit kanë ndryshuar dhe krisja në marrëdhënien mes tyre nuk mund të fshihet më.

https://streamable.com/7hqs0g

Të këshilluara

Wanda Nara, zërat për një shtatëzani

Wanda Nara ka ndezur thashethemet për një shtatzëni të mundshme me njërin nga postimet që ka publikuar në rrjete sociale. 35-vjeçarja la miliona fansa të dys...

16:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI