Flash

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Lapsi.al 12 January 2022
Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një punonjës i një pompe të karburantëve në Prishtinë ka raportuar në polici se derisa ishte në vendin e tij të punës, ka hyrë një person i armatosur dhe ka grabitur një sasi të konsiderueshme parash, raporton Express.

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Lagjja Kalabri, Prishtinë 11.01.2022-16:08. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në vendin e punës-pompë derivatesh, ka hyrë një person  i armatosur dhe duke kanosur me armë viktimën, i ka grabitur një sasi të konsiderueshme të parave të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar dhe konsultuar edhe prokurori”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore polare që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë edhe në vendin tonë mot të kthjellët por të ftohtë dhe me ngrica duke f...

07:58

Plagosje me thikë në Librazhd

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Librazhdit pasi ka plagosur me thikë dy shtetas. Policia bën me dije se shtetasi N.S. për motive të dobëta, ka...

13:27

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI