Flash

Reagon Kendall Jenner pas kritikave në rrjet

Lapsi.al 11 January 2022
Reagon Kendall Jenner pas kritikave në rrjet

Në nëntor të 2021-shit, modelja e njohur Kendall Jenner u bë kryefjala e rrjetit, për shkak të një fustani që ajo kishte veshur.

Ajo ishte pjesë e ceremonisë së martesës së shoqes së saj Lauren Perez në Miami. Për këtë rast, Kendall veshi një fustan të prerë, tërësisht të zi Mônot, i cili shfaqte prerje në formë diamanti në të gjithë gjoksin. Ndjekësit e konsideruan veshjen si “të papërshtatshme” dhe e kritikuan modelen, duke i thënë se një veshje e tillë nuk mund të vishet gjatë një ceremonie martese. Kendall ndërkohë, vendosi të mos reagojë ndaj këtyre kritikave dhe komenteve negative. Megjithatë, së fundmi zbuluam një detaj që e përmbyll një herë e mirë këtë çështje! Nusja Lauren Perez ka ripostuar një seri fotosh nga dasma e saj në “Instagram”, duke i vendosur mbishkrimin: “Nata më e madhe e vitit 2021! Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!” Në disa foto, duket dhe Kendall – së bashku me fustanin e saj famkeq – ku sërish tërhoqi kritika nga ndjekësit, duke përfshirë një që komentoi:

“Veshje e papërshtatshme në një dasmë @kendalljenner, më vjen turp për ty.”

Një tjetër ndjekës i është përgjigjur komentit të atij përdoruesi, duke shkruar:

“Nëse nuses nuk i intereson, pse të intereson ty, qetësohu.”

Lauren i ktheu përgjigje këtij komenti duke e konfirmuar, dhe duke na bërë të kuptojmë që veshja e Kendall nuk ishte një problem për të!

Edhe vetë modelja ka vendosur të reagojë, duke thënë:

“@laurenperez padyshim që kërkova miratimin tënd paraprakisht. Ne e duam një dasmë plazhi.”

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI