Flash

Kënga e re e The Weeknd, dedikim Angelina Jolie

Lapsi.al 11 January 2022
Kënga e re e The Weeknd, dedikim Angelina Jolie

Nëse The Weeknd vijon të thotë që nuk është i lidhur me Angelina Jolie, me siguri po bën shaka me ne. Ndonëse thashethemet për një romancë mes tyre duket sikur janë zbehur kohët e fundit, dyshja janë parë sërish duke darkuar në restorantin ku janë fotografuar për herë të parë në shtator.

Dhe sigurisht nuk mbaron me kaq. Në albumin e tij të ri, "Dawn FM", The Weeknd këndon disa vargje që duket sikur i ka shkruar 100% për Angelina-n.

"E dashura ime e re, ajo është një yll filmash" "Të kam takuar vetëm në ëndrra dikur. Kur isha i vogël dhe vetëm në këtë botë. Ti ishe atje kur unë kisha nevojë të quaja dikë "femrën time" e ndërsa tani je realiteti im."- vazhdon Abel në këngën "Starry Eyes".

Pra, The Weeknd e ka ëndërruar gjithmonë Angelina-n dhe tani gati nuk i besohet që po del me të!

Në pjesë të tjera të këngës, ai përmend dhe divorcin e saj nga Brad Pitt, duke thënë: "Je e thyer, e vrarë dhe po vuan..."

Çdo varg i kësaj kënge duket qartazi e dedikuar ndaj aktores, e cila nuk është përfolur për asnjë romancë që prej 2018-ës, ku pati një histori të shkurtër me një agjent të pronave të patundshme.

Sidoqoftë, derisa Angelina dhe Abel ta konfirmojnë, të gjitha mbeten vetëm spekulime.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI