Flash

Edhe pse në romancë me Julia Fox, zemra e Kanye rreh për Kim

Lapsi.al 11 January 2022
Edhe pse në romancë me Julia Fox, zemra e Kanye rreh për Kim

Kanye West ka vazhduar të ndjekë ish-gruan e tij Kim Kardashian, edhe pas ndarjes së tyre prej më shumë se një viti, duke u paraqitur qëllimisht nw vendet në të cilat ajo planifikon të shfaqet.

West, i njohur tani me emrin Ye pas një ndryshimit ligjor tw emrit, fluturoi për në Miami për natën e Vitit të Ri sepse mendoi se Kim do të ishte atje me të dashurin e saj të ri Pete Davidson, i cili po priste nw fakt një shfaqje me Miley Cyrus. Ndaj, Kim qëndroi në shtëpi në California me fëmijët.

Më pas, sipas burimeve, ajo kishte planifikuar fillimisht të pushonte me Davidson në Republikën Domenikane në fillim të janarit.

Mirëpo Kanye mesa duket e zbuloi që ylli i “Keeping Up With The Kardashians” flitej të shfaqej aty, ndaj Kim fshehurazi ndryshoi destinacionin për në Bahamas.

Burimi shtoi se Kim “nuk ishte shumë e lumtur kur Kanye bleu një shtëpi përballë saj në Hidden Hills”.

“Kim kishte planifikuar të shkonte në Miami me Pete për Vitin e Ri, por më pas Kanye papritmas po bënte një shfaqje të improvizuar atje. Sigurisht, ai u takua atje me të dashurën e tij të re Julia Fox, dhe ai ka bërë një punë të madhe duke treguar lidhjen e tyre të re. Kim kishte planifikuar të shkonte në Republikën Domenikane me Pete menjëherë pas Vitit të Ri, por Kanye në një farë mënyre e kuptoi dhe kështu ajo fshehurazi ndryshoi destinacionin për në Bahamas.”- u shpreh burimi i afërt me ta.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI