Flash

"Bashkëpunim me opozitën?"/ Rama: Të gatshëm, por s'dimë me kë

Lapsi.al 11 January 2022
"Bashkëpunim me opozitën?"/ Rama: Të gatshëm, por

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama ka folur me gazetarët në lidhje me atë që po ndodh në Partinë Demokratike. Rama ka uruar ironikisht demokratët që të dalin sa më shpejt nga situata duke i kapërcyer ato që ai i konsideron “kufoma politike”: Lulzim Bashën dhe ish-liderin Sali Berisha.

I pyetur nëse mazhoranca sheh mundësi për të bashkëpunuar me opozitën në këto kushte, kreu i qeverisë tha se nuk di me kë nga ta, pasi “nuk dihet më se kush është kush”.

"Njëri i kyçur në seli, dhe tjetri i kyçur në listën e zezë. Unë shpresoj shumë që PD të dalë nga kjo krizë. Nuk e dimë më se kush është kush në këtë histori, të dy ata nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç, deputetët e PD-së janë legjitim se janë aty me votën e popullit, sa kohë që ne do të shohim se ka shans për bashkëpunim ne jemi aty për ta bërë këtë. Situata është shumë e vështirë për momentin, unë uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet, janë e njëjta anë e medaljes për të thënë të vërtetën, Policia e shtetit ishte në sfidën më të vështirë në këto 30 vite sipas meje", tha Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë gjithë ditës, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat lindore ku vranësira dhe reshje të izoluara do të ketë h...

07:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI