Flash

Arrestohen 13 shoferë në Durrës, policia ndëshkon me gjobë mijëra të tjerë

Lapsi.al 11 January 2022
Arrestohen 13 shoferë në Durrës, policia ndëshkon me

Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar 13 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjatë kontrolleve të fundit janë pezulluar 34 leje drejtimi. Po ashtu janë vendosur 1439 masa administrative gjatë javës që lamë pas.

"Policia Rrugore e Durrësit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 13 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 34 leje drejtimi, nga të cilat: 23 janë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 11 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar.

Janë vendosur 1439 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-12 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;

-22 masa për tejkalim shpejtësie;

-69 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-7 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-24 masa për përdorimin e aparatit celular;

-266 masa për parakalime të gabuara;

-256 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

-400 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

-9 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

-374 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm", njofton policia.

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Librazhd

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Librazhdit pasi ka plagosur me thikë dy shtetas. Policia bën me dije se shtetasi N.S. për motive të dobëta, ka...

13:27

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI