Flash

Party në avion, këto pamje bëhen virale në rrjet (VIDEO)

Lapsi.al 10 January 2022
Party në avion, këto pamje bëhen virale në rrjet (VIDEO)

Pamjet e grupit të disa influencuesve të huaj po bëjnë xhiron e botës. Ata organizuan një festë në kundërshtim me të gjitha rregullat anti Covid në një aeroplan që do të fluturonte nga Montreali, Kanada dhe në Kankun të Meksikës.

Në këto pamje shihen dhjetra njerëz duke kërcyer, duke pirë duhan dhe alkool në aeroplan. Nga Kanadaja kanë mbërritur pamjet e mega-festës së organizuar në një fluturim privat nga kompania Sunwin në kundërshtim me rregullat anti Covid, duke filluar nga përdorimi i maskave deri te distancimi social.

Pasi videot dhe fotot e shkrepura në bordin e avionit janë shpërndarë në rrjetet sociale bënë menjëherë xhiron e botës. E njëjta kompani me të cilën të rinjtë kanë mundësuar udhëtimin, ka anulluar kthimin e pjesëmarrësve të festës. Air Transat dhe Air Canada gjithashtu thanë se do të refuzonin t’i bënin të mundur kthimin në shtëpi të rinjve që kishin organizuar festën.

Grupi i influencuesve tani po hetohet nga Transport Canada, departamenti qeveritar përgjegjës për sigurinë gjatë fluturimit. 27 pjesëmarrës të festës i janë nënshtruar testeve Covid dhe do të duhet të respektojnë një periudhë karantine, raporton BBC. Një pasagjer është në izolim në Tulum pasi rezultoi pozitiv me Covid-19 të mërkurën e kaluar.

Secili prej tyre rrezikon një gjobë deri në 5 mijë dollarë për çdo shkelje të kryer gjatë udhëtimit, ndërsa nëse do të konstatohej se sjellje të caktuara kanë rrezikuar sigurinë e fluturimit grupi i të rinjve do të rrezikonte një dënim me burg.

https://youtu.be/OBhYZ7yNo2E

Të këshilluara

James Cordon infektohet me Covid-19

Moderatori i njohur James Cordon, ka rezultuar së fundmi pozitiv me COVID-19. James bëri të ditur lajmin për fansat përmes rrjetit të tij social,Instagram.“S...

16:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI