Flash

Novak Djokovic do të marrë pjesë në “Australia Open”

Lapsi.al 10 January 2022
Novak Djokovic do të marrë pjesë në “Australia

Novak Djokovic do të marrë pjesë në “Australia Open”. Kjo gjë ndodhi pikërisht falë një leje të posaçme që i është dhënë nga vetë qeveria austrialine, leje e cila bëri të mundur qëndrimin e tij në Australi dhe i dha mundësinë për të mbrojtur titullin e tij të 10-të “Grand Slam”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë tenisi serb me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, pikërisht para se të nisej për në Melburn:

“Një vit të mbarë për të gjithë ju! Ju uroj shëndet, dashuri dhe lumturi, që të ndjeni dashuri dhe respekt për të gjithë qeniet e këtij planeti të mrekullueshëm. Kam kaluar momente shumë të bukura dhe tani po nisem për në Australi me një leje të posacme”.

Nga organizatorët e turneut është parashikuar që pjesëmarrësit të jenë të vaksinuar, ndërsa Gjokoviç gjithmonë ka refuzuar të deklarojë nëse është i vaksinuar apo jo.

Mosvaksinimi i tenistit nxiti pakënaqësi dhe revoltim tek publiku, pasi vendimi i cili e lejon të luajë pa u vaksinuar nuk është aspak shembull i mirë për të gjithë, e sidomos në një kohë kur bota po vuan nga një sërë virusesh të cilët lënë pasoja fatale tek të infektuarit.

Mungesa e tenistit në aktivitet, do të bënte të rrezikonte humbjen ndaj Medvedev apo Zverecv vendin e parë të cilin e mban prej dy vitesh.

Fituesi i Australian Open merr 2000 pikë dhe nëse Medvedev apo Zverev të cilët kanë më pak se 2000 pikë diferencë nga ai në renditjen botërore do të sigurojnë suksesin, atëherë Djokoviç do t’i kushtonte shumë shtrenjtë ‘teka’ e fundit.

Të këshilluara

James Cordon infektohet me Covid-19

Moderatori i njohur James Cordon, ka rezultuar së fundmi pozitiv me COVID-19. James bëri të ditur lajmin për fansat përmes rrjetit të tij social,Instagram.“S...

16:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI