Flash

Çpo ndodh vërtet mes Angelina Jolie dhe The Weeknd

Lapsi.al 10 January 2022
Çpo ndodh vërtet mes Angelina Jolie dhe The Weeknd

Spekulimet për një romancë mes The Weeknd dhe Angelina Jolie u shtuan akoma më shumë pasi këngëtari publikoi një këngë për “lidhjen me një yll filmi”, më 7 janar.

Duke patur parasysh edhe fotot e publikuara të dyshes duke darkuar, tashmë fansat janë në furi për të zbuluar nëse bëhët fjalë për një lidhje midis tyre.

Ndërsa marrëdhënia e yjeve po bëhet më e afërt, një burim për ‘HollywoodLife” se krijuesi i hitit “I Feel It Coming” dhe fituesja e “Oscar” kanë shumë gjëra që po ndodhin mes tyre.

“Abel është shumë i dashuruar me Angelina-n,” tha një burim i afërt me Abel. “Në kohët kur ai është shoqëruar me të, ata kanë pasur disa biseda shumë të thella pasi të dy janë njerëz shumë interesantë dhe unikë që zhyten në seriozitetin e jetës dhe me të vërtetë kënaqen duke bërë një ndryshim.”

Burimi më tej tha se The Weeknd është i interesuar për punën filmike, që është një tjetër pasion që ai ndan me aktoren/regjisoren. Megjithatë, sa i përket të qenit një çift i përkushtuar, ka ende rrugë për të bërë. “Ai ka fituar një miqësi të madhe me Angie dhe ka takuar fëmijët e saj, por marrëdhënia ka qenë miqësore dhe vetëm biznesi. Do të ishte shumë e parakohshme të thuash se ata të dy janë çift pasi Angelina është më e fokusuar tek familja e saj tani.”

Por kush e di se çfarë mund të presë e ardhmja! “A do donte të lidhej Abel me Angelina? Në një rrahje zemre, por tani për tani janë hapa të vegjël”- shpjegoi burimi.

“Ajo është e fokusuar në finalizimin e divorcit dhe ai është i interesuar të vazhdojë karrierën e tij”

Të këshilluara

Golden Globes/ Lista e plotë e fituesve

Të dielën, “Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollywood” shpalli të gjithë fituesit e çmimeve të përvjetorit të 79-të të “Golden Globe”. Transmetimi televiziv nga “...

11:00

James Cordon infektohet me Covid-19

Moderatori i njohur James Cordon, ka rezultuar së fundmi pozitiv me COVID-19. James bëri të ditur lajmin për fansat përmes rrjetit të tij social,Instagram.“S...

16:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI