Flash

Çfarë ndodhi me Golden Globes, përse u braktis nga media dhe të famshmit e Hollywood

Lapsi.al 10 January 2022
Çfarë ndodhi me Golden Globes, përse u braktis nga media dhe

Ndryshe nga çdo herë tjetër, ceremonia e Golden Globes këtë vit nuk u transmetua në televizion apo online dhe nuk pati pjesëmarrjen e yjeve protagonistë. Madje, kaloi pa u vënë re nga askush!

Golden Globes 2022, u mbajt mbrëmjen e kaluar në hotelin Beverly Hilton në Los Anxhelos, mes shumë polemikave. Këtë vit shfaqja u zhvillua me dyer të mbyllura, pa asnjë emër të famshëm apo shtyp të ftuar, pasi NBC e ndërpreu transmetimin e emisionit në maj.

Vendimi i NBC erdhi pas goditjes së HFPA nga një raport i Los Angeles Times në shkurt, se organi i votimit prej 87 personash nuk kishte anëtarë me ngjyrë dhe lejonte praktika të dyshimta etike.

HFPA zbuloi një sërë reformash, duke përfshirë kode dhe akte nënligjore të reja, në tetor, ndërsa futi 21 votues të rinj si "klasën e saj më të larmishme deri më sot". Në dhjetor, HFPA vijoi pa mbështetjen e institucioneve kryesore të Hollivudit, duke shpallur të nominuarit e vitit 2022. Pak kandidatë të Globes pranuan nominimet në publik.

Me pak dëshmitarë në terren, llogaria zyrtare @goldenglobes në Twitter zbuloi fituesit në kohë reale.

Ndërsa reagimi në mediat sociale ishte i heshtur, një pjesë e vogël e të famshmëve pranuan çmimet e tyre. Nicole Kidman postoi në Instagram Stories se mori çmimin e aktores më të mirë për rolin e Lucille Ball në "Being the Ricardos".

Gjithashtu Rachel Zegler, Ariana Debose dhe një numër i vogël emrash të njohur reaguan në rrjetet sociale për të pranuar çmimet.

Të këshilluara

Golden Globes/ Lista e plotë e fituesve

Të dielën, “Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollywood” shpalli të gjithë fituesit e çmimeve të përvjetorit të 79-të të “Golden Globe”. Transmetimi televiziv nga “...

11:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI