Flash

Basha arrin kulmin: "Në 8 janar nuk e thirra unë policinë"

Lapsi.al 10 January 2022
Basha arrin kulmin: "Në 8 janar nuk e thirra unë

Lulzim Basha nuk di të ndalet. Pasi ka thënë se protestuesit nuk u goditën me gaz lotësjellës me me fikse zjarri për zjarrfikset, pasi ka pretenduar se edhe në seli kishte të plagosur me gjithëse të gjithë panë të lënduar vetëm nga pala tjetër ai ka mohuar edhe thirrjen e policisë për të ndërhyrë në 8 janar. Teksa Basha po ankohej se policia e la qëllimisht të degjeneronte situatën, ai u pyet nga gazetarja Ola Bruko në emisionin "Pika mbi I" se uniformat blu kishin thënë të kundërtën, pra se kishte qenë kupola e drejtuesve të PD që pati kërkuar ndihmën e tyre.

Për televizionin News 24 që e ka shndërruar si bahçen e tij private në Long Hill Basha u përgjigj; "Jo nuk e thirrëm ne policinë, por i këkuam të bëjë detyrën".

Po ç'do të thoshte në këtë rast "të bënte detyrën"? Të ndërhynte me gaz lotësjellës, të godiste me shkopa gome protestuesit demokratë dhe të rrethonte me trupa speciale selinë? 

Kjo është si historia e asaj gruas që ka ngelur pak me barrë, edhe e kemi thirrur edhe se kemi thirrur policinë. Ec e kuptoje se si duhet interpretuar kjo delaratë të cilën Bruko dhe sidomos Zheji e përcillnin me admirim.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI