Flash

Zgjedhje në PD, si shpëtim nga kafazi i hekurt

Lapsi.al 10 January 2022
Zgjedhje në PD, si shpëtim nga kafazi i hekurt

Deputetët e selisë së Partisë Demokratike duhet të mendojnë sot mënyrën se si do të dalin nesër për të takuar ata që i kanë zgjedhur si përfaqësues të tyre. Ata janë përdhunuar politikisht dhe publikisht, njëherë kur u detyruan të futen në kafazin e hekurave e dyerve të blinduara dhe, herën tjetër, kur “policia e krimit” i mori në mbrojtje duke sulmuar egërsisht anëtarësinë e tyre.

Shumica e këtyre deputetëve, që kanë shkuar në atë parti si njerëz të lirë, sot e shohin veten të ngujuar në një korridor mes Bashës dhe Edi Ramës. Eshtë hera e parë që përfaqësinë më të lartë të një partie kryesore opozitare, e ruan nga anëtarësia e saj qeveria, me skfandra, trupa speciale dhe gazlotjellës. Edhe për ata që kanë pasur ndonjë dyshim për përfshirjen e Edi Ramës në konfliktin brenda PD, tashmë çdo gjë është e qartë. Gatishmëria e planifikuar e kryeministrit për të goditur brenda selisë anëtarët e Partisë Demokratike, ka vendosur tashmë vijen e kuqe mes votuesve të kësaj partie dhe grupimit të kafazit të hekurt.

Për të thyer këtë vijë të kuqe, ka mbetur ndoshta vetëm një mundësi e fundit. Për të ndalur përdhunimin dhe për të rifituar lirinë e tyre, deputetët e selisë duhet të kërkojnë zgjedhje legjitimuese për drejtuesit e PD. Vetëm një proces zgjedhor, i pranuar dhe i monitoruar nga palët kontestuese, mund t’i japë fund krizës dhe t’i detyrojë palët t’i japin dorën njëra- tjetrës. Përfaqësia e selisë nuk gëzon mbështetjen e anëtarësisë së partisë, ndërsa anëtarësia ka nevojë për një përfaqësi të rilegjitimuar prej saj. Në këto kushte, ata që ende i thërrasin arsyes, duhet të kuptojnë se s’mund të ketë opozitë brenda dyerve të blinduara dhe me sytë nga Edi Rama. Ato mund të garantojnë sallën e mbledhjeve të absurdit, por janë një dështim i sigurtë në përballjen më të parë elektorale.

Ata që mendojnë përtej dyerve të hekurta, e kanë të qartë se mbështeja e grupit të selisë tek anëtarësia është në kuotat më të ulta. Nëse qëllimi i angazhimit të tyre në politikë ka qenë interesi i demokratëve dhe çuarja e PD drejt pushtetit, ata duhet të çlirohen nga kurthi ku e kanë futur veten. A fitojnë ata më shumë vota, më shumë besim tek elektorati duke përdorur mercenarë me shkopinj e gazlotjellës dhe policinë e Edi Ramës kundër atyre që i kanë votuar? Çfarë vlere kanë korridoret e selisë kur secili prej tyre sot nuk del dot të takohet me njerëzit që janë helmuar me gazin e Edi Ramës, njësoj si para kryeministrisë ashtu dhe para selisë së partisë së tyre?

Nëse në kupolën e PD arsyeja ka emigruar në tokën e premtuar të Edi Ramës, ata deputetë që sot mundohen të kapërdijnë turpin me çorbën bajate kundër Sali Berishës, duhet të nisin lëvizjen për rikthminin e legjitimitetit në partinë e tyre nëpërmjet një procesi të besueshëm zgjedhjesh partiake, si për kryetarin ashtu edhe për drejtuesit e tjerë. Në të kundërt do vazhdojnë të jenë personazhet e ngujuara VIP të vëllait të madh që i mbikëqyr nga kryeministria.

Për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë për sondazhe apo anketime. Nuk ka nevojë as të monitorosh xholët mediatikë të Edi Ramës, që pa u skuqur i japin mbështjetje sot Bashës, të cilin deri dje e kanë denigruar deri në qelizat familjare. Nuk ka nevojë madje as të ndjekësh komentet e reagimet në rrjetet sociale. Mjafton që secili prej deputetëve të selisë të rrotullojë vështrimin për të parë se ku gjendet dhe t’i bëjë pyetjen vetes se a ndihet i çliruar të shkojë e të flasë me ata që e kanë votuar. Për të dalë nga kafazi i hekurt i selisë dhe skafandrat e kryeministrisë, ata duhet t’i kërkojnë Bashës gjënë më normale dhe më demokratike në këtë krizë të paprecedentë: legjitimitetin përmes zgjedhjeve të reja në PD.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse Rama po zgërdhihet me PD

Porsa u shuan skenat luftarake në selinë e PD-së kryeministri Rama nuk i ka shpëtuar dot tundimit për ti “varur teneqen” budallejve që ai ka si opozitë.  Sar...

16:54

Pse Basha po nxit dhunë?

Ashtu siç ndodh rëndom në çdo betejë edhe në atë që po zhvillon tani PD-ja, për të parë se ku fshihet djalli, nganjëherë duhen qëmtuar detajet. Pra, ndërsa palë...

18:33

Lum si Rama për demokratët që ka

Besoj se demokratët janë të lumtur. Ata nuk kanë për detyrë të mbrojnë as pasuritë kombëtare, as ato publike, as pasuritë strategjike, as ato kulturore. Madje, ...

11:09

Një video dhe ca foto që na bëjnë me turp

Krejt rastësisht, duke lundruar në Facebook, më ranë në sy dy ripostime të shumë viteve më parë, që janë treguesi më i mirë i absurditetit të kohës ku jetojmë d...

14:58

Ç'fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Kjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ndodhin së toku gjatë një jete të tërë.  Të hënën dëgjova ambasadoren a...

18:43

Dita e lulëzimit të hipokrizisë bashiste

Sot e kam ndjekur me vullnet dhe deri në fund farsën që një pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike zhvilloi në Pallatin e Kongreseve.  Vullneti duhej për ...

19:41

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI