Flash

Zhvillonin lojëra fati, arrestohet pronari i lokalit në Gjirokastër

Lapsi.al 9 January 2022
Zhvillonin lojëra fati, arrestohet pronari i lokalit në

Policia e Gjirokastrës ka vendosur në pranga dy persona, të cilët akuzohen se kanë ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit. Në pranga kanë rënë shtetasit, R. C., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe D. H., 37 vjeç nga fshati Plesat.

“Këta shtetas u arrestuan pasi, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e një subjekti bar-kafe në pronësi të shtetasit R. C., në lagjen “18-Shtatori”, ku u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, duke fshehur të ardhurat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare dhe një sasi parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, thotë Policia.

"Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen dy aparate celulare dhe një sasi parash.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit R. C., 36 vjeç, banues në Gjirokastër (administrator i një subjekti bar-kafe) dhe D. H., 37 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër (klient i subjektit).

Këta shtetas u arrestuan pasi, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e një subjekti bar-kafe në pronësi të shtetasit R. C., në lagjen “18-Shtatori”, ku u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, duke fshehur të ardhurat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare dhe një sasi parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”", njofton policia.

Të këshilluara

Në PD i vihet dryni dhe portës së jashtme

Menjeherë pas lajmit se Komisioni i rithemelimit në PD ka njoftuar se do të shkojnë drejt selisë për të bërë një deklaratë për shtyp, Lulzim Basha ka urdhëruar ...

14:13

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI