Flash

Para lidhjes me Kanye, Julia Fox fanse e tij dhe Kim

Lapsi.al 8 January 2022
Para lidhjes me Kanye, Julia Fox fanse e tij dhe Kim

Julia Fox është në ‘dating’ me Kanye West pasi u takua me të në natën e Vitit të Ri dhe vetëm dy javë më parë, ajo ishte duke folur për dashurinë e saj për Kardashians.

Në episodin e 17 dhjetorit të podcast-it të saj në Spotify, Frutat e Ndaluara, Julia dhe bashkë-prezantuesja e saj Niki Takesh bënë një përmbledhje të të gjithë çifteve të famshëm të 2021-shit.

Prezantueset folën për divorcin e Kim dhe Kanye dhe më pas Julia donte të fliste për marrëdhënien e re të Kim me Pete Davidson. Më pas ajo foli për dashurinë e saj për familjen.

“A mund të flasim për divorcin e Kim dhe Kanye? Prit, a mund të flasim për Kim dhe Pete Davidson? tha Julia në podcast.

Julia përmendi se do t’i mungojë “Keeping Up with the Kardashians”, i cili përfundoi në qershor 2021.

Ajo shtoi, “Unë e kam parë Keeping Up që kur doli për herë të parë në 2007.”

“Ndihesh sikur i njeh ata,” tha Julia. “Është sikur të jeni të lumtur për ta kur atyre u ndodh diçka e mirë.”

Në mediat e huaja po flitej se Kanye po çmendej nga fakti që Kim Kardashian kishte nisur një romance me Pete Davidson dhe po bënte gjithçka për ta rifituar nënën e fëmijëve të tij.

Pasi i ishte lutur dhe ishte refuzuar prej saj, burimet tregonin se ai kishte paguar paparacë dhe aktoren Julia Fox për të bërë xheloze Kim-in.

Por, a është e vërtetë kjo? Julia Fox ka treguar ndryshe për “Interview Magazine”.

“E takova Ye (Kanye-n) në Miami natën e Vitit të Ri dhe ishte një kimi e menjëhershme. Energjia e tij është kaq tërheqëse! Ai më bëri mua dhe miqtë e mi të qeshnim e kërcenim gjithë natën. Ne vendosëm të mbanim këtë ‘vibe’ dhe të fluturonim përsëri në New York për të parë “Slave Play”.

Avioni i Ye u ul në orën gjashtë dhe shfaqja ishte në shtatë dhe ai ishte atje në kohë! Isha e impresionuar…”.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI