Flash

Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare, Sidney Poitier

Lapsi.al 8 January 2022
Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare, Sidney Poitier

Sidney Poitier, ai që konsiderohet si ylli i parë me ngjyrë i Holliwood-it, që ka fituar çmimin Oscar, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Poitier fitoi çmimin më të madh kinematografik në vitin 1963, për rolin e tij në filmin “Lilies of the Field,” ku interpreton një punëtor që ndihmon një grup murgeshash që të ndërtojnë një kishë.

Filmat e tij më të njohur kanë trajtuar tematikën e tensioneve raciale në SHBA dhe rolet e tij kanë bërë që njerëzit me ngjyrë të mos shikoheshin më vetëm si shërbëtorë, por edhe si mjekë, mësues apo detektivë.

Disa nga filmat e tij më të njohur janë “No Way Out”, ‘‘Edge of the City’’, “A Raisin in the Sun”, “A Patch of Blue”, “In the Heat of the Night”, “Guess Who’s Coming to Dinner”, “Buck and the Preacher”, “Uptown Saturday Night”, “The Wilby Conspiracy”, “Sneakers”, “The Simple Life of Noah Dearborn” etj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI