Flash

"Më shpëto nga një martesë me mblesëri", billboard i këtij djali bëhet viral

Lapsi.al 7 January 2022
"Më shpëto nga një martesë me mblesëri",

Kur njerëzit janë në kërkim të dashurisë, i drejtohen aplikacioneve për takime, ose u kërkojnë miqve t'i ndihmojnë për njohje, por një djalë i quajtur Muhamed Malik po zgjedh një mënyrë të pazakontë për të gjetur dashurinë e tij.

Beqari 29-vjeçar nga Londra ka përdorur billborde në qytetin e Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar për t'u reklamuar tek kandidatet e mundshme.

Aty shkruhej: "Më shpëto nga një martesë me mblesëri" dhe aty gjeje gjithashtu emrin në rrjete sociale, kështu që gratë mund ta kontaktojnë dhe të zbulojnë se çfarë kërkon.

Në lidhje me arsyen pse ai ka zgjedhur një metodë kaq jo të zakontë për të gjetur një partnere, Malik thotë: "Unë thjesht nuk e kam gjetur ende vajzën e duhur. Është e vështirë. Më duhej të përdorja një billboard për t'u parë!"

Malik thotë gjithashtu se ai është i interesuar për personalitetin dhe besimin mbi çdo gjë tjetër dhe konfirmon në "Find Malik a Wife" se billboard-et nuk janë shaka - ai është mjaft serioz.

Të këshilluara

Aktori i njohur, baba për herë të tretë

Aktori i njohur Nicolas Cagedo të bëhet baba për herë të tretë me bashkëshorten,Riko Shibata. Përmes një deklarate për shtyp , zëdhënësi i çifti konfirmoi la...

11:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI