Flash

Julia Fox hedh poshtë pretendimet se Kanye e ka paguar për të qënë bashkë

Lapsi.al 7 January 2022
Julia Fox hedh poshtë pretendimet se Kanye e ka paguar për të

Në mediat e huaja po flitej se Kanye po çmendej nga fakti që Kim Kardashian kishte nisur një romance me Pete Davidson dhe po bënte gjithçka për ta rifituar nënën e fëmijëve të tij. Pasi i ishte lutur dhe ishte refuzuar prej saj, burimet tregonin se ai kishte paguar paparacë dhe aktoren Julia Fox për të bërë xheloze Kim-in. Por, a është e vërtetë kjo? Julia Fox ka treguar ndryshe për “Interview Magazine”.

“E takova Ye (Kanye-n) në Miami natën e Vitit të Ri dhe ishte një kimi e menjëhershme. Energjia e tij është kaq tërheqëse! Ai më bëri mua dhe miqtë e mi të qeshnim e kërcenim gjithë natën. Ne vendosëm të mbanim këtë ‘vibe’ dhe të fluturonim përsëri në New York për të parë “Slave Play”.

Avioni i Ye u ul në orën gjashtë dhe shfaqja ishte në shtatë dhe ai ishte atje në kohë! Isha e impresionuar.

Pas shfaqjes zgjodhëm të darkonim në Carbone që është një nga restorantet e mi të preferuar.

Në restorant, Ye organizoi një set të tërë fotografik për mua, ndërsa njerëzit darkonin. I gjithë restoranti e pëlqeu idenë dhe na brohoriti teksa po ndodhte.

Pas darkës, Ye kishte një surprizë për mua. Jam ende në shok. Ai kishte mbushur një suitë të tërë hoteli plot me rroba! Ishte ëndrra e çdo vajze e realizuar! Ndihej si një moment i vërtetë Hirusheje.

Nuk e di se si e bëri këtë, apo si arriti gjithçka në kohë, por isha aq e befasuar!

Kush bën gjëra të tilla në një takim të dytë? Ose thjesht në një takim? Gjithçka me ne ka qenë kaq natyrale. Nuk e di se si do të shkojnë gjërat, por nëse ky është ndonjë tregues i së ardhmes, po më pëlqen si po shkon ky ‘udhëtim’!”- ka treguar ajo.

             

Të këshilluara

Aktori i njohur, baba për herë të tretë

Aktori i njohur Nicolas Cagedo të bëhet baba për herë të tretë me bashkëshorten,Riko Shibata. Përmes një deklarate për shtyp , zëdhënësi i çifti konfirmoi la...

11:10

"Don't Look Up" thyen rekord në Netflix

Filmi "Don't Look Up" i Adam McKay, ku interpretojnë Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence si një çift shkencëtarësh që përpiqen të bindin botën të marrë seri...

16:32

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI