Flash

Berisha në PD: "Nesër heqim blindat dhe marrim selinë"

Lapsi.al 7 January 2022
Berisha në PD: "Nesër heqim blindat dhe marrim selinë"
Sali Berisha nuk ka treguar asnjë mëdyshje për mënyrën se si protestuesit e së shtunës do të shpërthejnë dyert e blinduara të PD-së dhe do të nxjerrin prej andej kryetarin e kontestuar Basha. "Bunkerin nuk do ta shpërthejmë me armë, ka mjete teknike që e bëjnë të mundur çlirimin e selisë" tha ai para gazetarëve duke shtuar: "Lulzim bashën do e nxjerrim me pekule nga zyra. Nuk ka asnjë diskutim që dyert do hapen në mënyrën më të vendosur, që selia do tu rikthehet demokratëve. Nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg në ndërtesë të lirisë". Lexo me tej:

VIDEO/ Gazetari hyn nga dritarja e banjos të selisë së PD për të parë dyert e blinduara

Këtë të premte, një ditë përpara protestës që i ka kërkuar antarsisë së PD të sillet në rolin e përmbaruesve duke e marrë selinë në dorëzim berisha shkoi vetë në shkallët e selisë së partisë dhe zhvilloi më pas një bashkbisedim me gazetarët në kafen aty ngjitur. Ai nuk tregoi asnjë mëdyshje se qëllimi do të realizohej me çdo mjet gjatë protestës së 8 janarit në ora 12 00. Berisha u shpreh me ironi se blindat e vendosura për fortifikim në dyert e selisë do të hiqen dhe do t’i dërgohen me kamion afër shtëpisë Lulzim Bashës që t’i përdorë për çfarë të dojë. Andi Bushati:Pse Basha po nxit dhunë? Por ndërkohë që Berisha ka shpallur synimin politik për të "pushtuar" godinën e demokratëve njerëzit e tij të prapavijës po merren me detajet e asaj që lideri i tyre u mjaftua ta etiketojë si "anë teknike". Burime për Lapsi.al thanë se mbështetësit e foltores kanë blerë tashmë freza dhe një makineri që shërben për prerjen e çelikut të blinduar. Por ndërkohë dje në emisionin "Opinion" një ish funksionar i lartë i policisë në kohën e qeverisje Berisha dhe i afërm me të, Erzen Breçani, foli për një metodë shumë më profesionale me të cilën policia hap dyert gjat aksioneve të saj: "Por nëse njerëzit kanë vendosur për të hyrë brenda, ekziston një mjet që ne i themi me një çelës pneumatik ose hapës hidraulik që e marrin me qera, e vendosin në dy kanatat dhe e hapin pa përdorur forcë fare, në dy anët ku është salduar dera, e vendosin dhe e hapin shumë shpejt.. Kështu shkon kot çdo tentativë për ta mbyllur selinë për militantët”, tha Breçani.

Berisha në selinë e PD: Basha po kalon nga skandali në skandal. Mbushi godinën me kriminelë

Por sfida e vërtetë e së shtunës nuk do të jetë as vullneti politik i Berishës, as aftësia teknike e njerëzve të tij për të thyer bravat, por asjo se sa njerës do të arrijnë të mblidhen në selinë e PD-së. në tre përpjekjet e fundit, si në mitingun përpara kryeministrisë, si në takimet në Fier dhe Gjirokastër pjesmarrja ka qenë shumë e ulët. Dhe nëse ajo do të jetë sërish e tillë edhe të shtunën vështirë se përpjekja e mbështetësve të berishës do të legjitimohet lehtësisht. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI