Flash

Analiza e mediave sociale/ Elvis Naçi kryeson

Lapsi.al 7 January 2022
Analiza e mediave sociale/ Elvis Naçi kryeson

Kompania prestigjioze e analizave të mediave sociale Terra, ka kaluar në lupën e saj shoëbizin në Shqipëri duke përllogaritur për personazhet e njohur të medias dhe artit numrin e reagimeve, komenteve dhe shares në Instagram. I pari ka dalë Elvis Naçi, i cili këtë vit si disa të fundit fokusin e ka vendosur në evente bamirësie dhe shumë punë dedikuar njerëzve në nevojë. Nga ana tjetër intervistat dhe deklaratat e tij që lidhen me fenë dhe ndërgjegjësimin kanë marrë shpesh vëmendje. Ndërsa nga personazhet e ekranit, në krye të listës për vitin 2021 kanë dalë Arbana Osmani dhe Capital T me një diferencë të vogël shifrash. Përkatësisht, reperi me rreth 11.9 milionë dhe moderatorja me mbi 11.1 milionë vizitorë dhe reagime në profilet përkatëse. Capital T këtë vit ka numëruar një sërë suksesesh muzikore, ndërsa Arbana që prej fillimit të Big Brother, por edhe më herët me “Dua të të bëj të lumtur”, ka fituar zemrën e audiencës, e cila vetëm rritet.

Pas tyre vijnë futbollistë, këngëtarë dhe të tjerë personazhe të njohur të televizionit. Pas dyshes së njohur vjen në listë Granit Xhaka, futbollist shumë i njohur shqiptar që po korr sukses dhe në botë. Nuk i mungon listës as Kida apo këngëtarë shumë të njohur si Dafina Zeqiri, Tayna apo Dhurata Dora, të gjithë emra të njohur të tregut shqiptar. As Luana Vjollca dhe Bora Zemani nuk i kanë munguar listës, madje kjo e fundit ka kapur rekordin e 9.5 milionë vizitorësh, dhe është kokë më kokë me Luanën. Bora këtë vit që sapo iku ka pasur një rritje rekord të profilit të Instagram-it të saj, veçanërisht pas ngjarjeve në BBV./revistawho.com

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI