Flash

Shtyhen çmimet Grammy për shkak të Omicrom

Lapsi.al 6 January 2022
Shtyhen çmimet Grammy për shkak të Omicrom

Çmimet Grammy ishin planifikuar të mbaheshin më 1 janar 2022, por u shtynë dje. Shkak për shtyrjen e ceremonisë së rëndësishme organizatorët thanë se ishin "rreziqet e shumta për shkak të variantit Omicron”.

Deri tani nuk është vendosur asnjë datë e re.

Akademia e Regjistrimit tha se mori vendimin për të shtyrë ceremoninë “pas shqyrtimit dhe analizës së kujdesshme me zyrtarët e qytetit dhe shtetëror, ekspertët e shëndetit dhe sigurisë, komunitetin e artistëve dhe partnerët e shumtë”.

“Duke pasur parasysh pasigurinë që vjen nga varianti omicron, mbajtja e shfaqjes më 31 janar thjesht përmban shumë rreziqe”, tha Akademia e Regjistrimit në një deklaratë.

Ky vendim vjen në të njëjtën kohë kur Festivali i Filmit Sundance anuloi programimin që do të fillonte më 20 janar dhe u zhvendos në një format online.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI