Flash

Ky është profesori i vërtetë që fshihet pas La Casa De Papel

Lapsi.al 6 January 2022
Ky është profesori i vërtetë që fshihet pas La Casa De

Asgjë që keni parë në serialin “La Casa de Papel”, për vjedhjen e gjigantëve në Bankën e Spanjës nuk ka qenë e sajuar, e shpikur, apo e pavërtetë.

Për këtë japin garanci producentët dhe vetë “profesori” që ka udhëzuar skenaristët në shkrimin e serialit.

Ai quhet Luis Ramon Nunez, është 71 vjeç dhe është inxhinier në pension që jeton në Madrid. “Producentët thonë se unë jam profesori i vërtetë”, thotë ai në një intervistë për “Corriere della Sera”.

Me anë të studimeve dhe të gjithë përllogaritjeve të tij është realizuar një nga vjedhjet më të dukshme të ekranizuara të faqes. Producentët e kanë kontaktuar për t’i marrë një këshillë të nxjerrin në një kohë të vërtetë që nga Banka e Spanjës dhe ai gjeti për të bërë këtë, në kohë rekord.

Në vetëm 3 orë, inxhinieri studioi kohën dhe fuqinë që duhej për të punuar arin me disa përllogaritje të thjeshta. “Përdora ekuacione që përdorin shumë studentë”, ka treguar ai.

Kënaqësia e madhe për të është vet fakti që e gjithë bota është magjepsur pas idesë së tij.

Seriali “La Casa de Papel” ishte shfaqja më e njohur në Netflix Dhjetorin e vitit 2021, sipas sistemit të renditjes publike të shërbimit të transmetimit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI