Flash

Giorgio Armani zbulon arsyen pse anuloi dy sfilatat e rëndësishme

Lapsi.al 6 January 2022
Giorgio Armani zbulon arsyen pse anuloi dy sfilatat e rëndësishme

Stilisti i njohur Giogio Armani ka zbuluar së fundmi  se nuk do të nxirren në Janar koleksionet e meshkujve “Emporio Armani dhe “Giorgio Armani” vjeshtë-dimër 2022/2023.

Në një intervistë ekskluzive për MFF, stilisti deklaroi se mori këtë vendim për shkak të rritjes së infektimeve me Covid-19.“Në këto gati dy vite pandemie jam përpjekur të mos e humb kurrë vigjilencën. Rritja e infektimeve në Evropë në këto momente nuk më lë indiferent dhe pritet që pas pushimeve situata të jetë edhe më e paqëndrueshme.Për më tepër, në rastin e Parisit, shfaqja do të  përfshinte zhvendosjen e 80 personave nga ekipi im, dhe është rrezik, njësoj për publikun, në Milano si në Paris. Prandaj, zgjedhja u zhvendos edhe një herë nga dëshira për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë edhe para shfaqjeve të modës, edhe pse ato janë momente themelore për sistemin e modës", u shpreh Armani. Gjithashtu ai tregoi se  është anuluar edhe shfaqja e modës së lartë pariziane Giorgio Armani privé s-s 2022.

 

Të këshilluara

"Don't Look Up" thyen rekord në Netflix

Filmi "Don't Look Up" i Adam McKay, ku interpretojnë Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence si një çift shkencëtarësh që përpiqen të bindin botën të marrë seri...

16:32

Shtyhen çmimet Grammy për shkak të Omicrom

Çmimet Grammy ishin planifikuar të mbaheshin më 1 janar 2022, por u shtynë dje. Shkak për shtyrjen e ceremonisë së rëndësishme organizatorët thanë se ishin "rre...

11:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI