Çfarë dihet për rastet me Flurona?
Rasti i parë i gjurmuar në Izrael i një personi të infektuar me COVID-19 dhe me grip stinor në të njëjtën kohë u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi të martën më 4 janar 2022, duke ngritur shumë pikëpyetje se si dy viruset mund të ndikojnë te dikush që është i infektuar me të dy viruset në të njëjtën kohë. Izraeli do t’i hapë kufijtë për turistët e vaksinuar Pacientja, një grua shtatzënë e pavaksinuar rreth 30 vjeçe, u lirua të enjten më 5 janar "në gjendje të mirë të përgjithshme", tha në një deklaratë spitali Beilinson në Petah Tikva, raporton CNN. "Kjo është nëna e parë që u diagnostikua me grip dhe koronavirus në Beilinson. Ne e trajtuam atë me një kombinim ilaçesh që synon, si koronën, ashtu edhe gripin," tha në deklaratë Arnon Wiznitzer, drejtor i Departamentit për Gratë në Beilinson. Izraeli ofron dozën e katërt të vaksinës për të moshuarit dhe stafin shëndetësor Shpërndarja e gripit në dy vitet e kaluara, sipas ekspertëve, është frenuar për shkak se shumë qeveri në botë kishin vendosur masa kufizuese në luftën e tyre ndaj COVID-19. Lirimi i masave dhe mospërdorimi i maskave mbrojtëse në muajt e fundit, sipas tyre, ka ndikuar që të shtohen rastet me variantet e COVID-19, si dhe me grip stinor. Ata parashohin përhapje të shpejtë të gripit edhe për shkak të takimeve familjare dhe tubimeve të ndryshme gjatë festave në fund të vitit.Shpjegimi i OBSH-së
Organizata Botërore e Shëndetësisë – (OBSH) thotë se të dy viruset, si koronavirusi ashtu edhe gripi stinor, mund të kenë simptoma të njëjta dhe mund të jenë fatale për njerëzit. “Të dy viruset ndajnë simptoma të ngjashme, duke përfshirë kollën, rrjedhje hundësh, dhimbje të fytit, ethe, dhimbje koke dhe lodhje. Njerëzit mund të kenë nivele të ndryshme të sëmundjes si me COVID-19, ashtu edhe me grip. Disa mund të mos kenë simptoma, mund të kenë simptoma të lehta ose sëmundje të rënda. Si gripi, ashtu edhe COVID-19 mund të jenë fatale”, thotë OBSH-ja.OBSH-ja e shqetësuar me “cunamin” e rasteve me Omicron dhe Delta
Maqedonia e Veriut raporton katër raste me Flurona
Një qytetar i Maqedonisë së Veriut i cili kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë personi i parë në këtë shtet që u zbulua se ishte i infektuar në të njëjtën kohë me COVID-19 si dhe me grip stinor. Ndërkohë, të mërkurën, më 5 janar, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi edhe për tri raste tjera të qytetarëve të infektuar me Flurona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, rasti i parë është zbuluar në Kërçovë nga një klinikë private te një person i moshës 26 vjeç, i cili më 31 dhjetor kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurse, tri rastet e tjera janë regjistruar në Shkup. Gjendja shëndetësore e të infektuarve raportohet se është e qëndrueshme. “Bazuar në anketën epidemiologjike, personi në fjalë ishte i vaksinuar me dy doza të vaksinave. Pas detektimit të infektimit pacienti ndodhet në shtëpinë e tij për trajtim mjekësor në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut, Flurona manifestohet me simptoma të koronavirusit dhe gripit stinor.Në Kosovë u shtuan rastet me grip stinor
Javëve të fundit Kosova është përballur me një fluks në rritje të rasteve me grip stinor. Në pjesën e dytë të muajit dhjetor të vitit të kaluar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, raportoi për më shumë se 15 mijë persona të prekur nga gripi stinor vetëm brenda dy muajve në vend. Sipas të dhënave të IKSHPK-së, nga 15,786 raste me grip, 2,498 janë cilësuar si infeksione respiratore akute dhe 69 me infeksion të rëndë respirator akut.