Flash

"Don't Look Up" thyen rekord në Netflix

Lapsi.al 6 January 2022
"Don't Look Up" thyen rekord në Netflix

Filmi "Don't Look Up" i Adam McKay, ku interpretojnë Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence si një çift shkencëtarësh që përpiqen të bindin botën të marrë seriozisht një astroid, ka thyer rekorde në Netflix.

Në javën e dytë në Netflix, filmi ka regjistruar 152,290,000 orë transmetim ndërmjet 27 dhjetorit dhe 2 janarit, duke e vendosur atë në krye të renditjes së filmave në gjuhën angleze të shikuar globalisht.

"Don't Look Up", në të cilin gjithashtu interpreton Meryl Streep, Cate Blanchett, Jonah Hill dhe Timothée Chalamet, u shfaq në kinema më 10 dhjetor përpara se të debutonte në platformë 14 ditë më vonë.

Në dy ditët e para në Netflix ai regjistroi 111,030,000 orë shikime.

“Jam i befasuar nga kjo”, iu përgjigj McKay lajmit në Twitter.

Në vendin e dytë për javën është "The Unforgivable" me Sandra Bullock, që regjistroi 21.3 milionë orë shikime, i ndjekur nga "The Lost Daughter", i cili regjistroi 18.3 milionë orë.

Të këshilluara

Shtyhen çmimet Grammy për shkak të Omicrom

Çmimet Grammy ishin planifikuar të mbaheshin më 1 janar 2022, por u shtynë dje. Shkak për shtyrjen e ceremonisë së rëndësishme organizatorët thanë se ishin "rre...

11:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI