Flash

Dhunë ndaj gruas dhe nënës në Durrës, arrestohen 2 persona

Lapsi.al 6 January 2022
Dhunë ndaj gruas dhe nënës në Durrës, arrestohen 2

Policia e Durrësit ka arrestuar gjashtë persona gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, ku spikat dhuna në familje.

Një 33-vjeçar u arrestua sepse rrahu nënën e tij, kurse një 30-vjeçari iu vunë prangat pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Po ashtu, policia ka arrestuar shoferin e makinës që aksidentoi për vdekje një 75-vjeçar më datë 4 janar në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në mjetin që drejtonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:

Sh., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;

H., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi J. H., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokument të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

  1. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Sh. V., 75 vjeç;
  2. T., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe me leje drejtimi të pezulluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI