Flash

Pa patentë dhe të dehur në timon, arrestohen 5 shoferë në Dibër

Lapsi.al 5 January 2022
Pa patentë dhe të dehur në timon, arrestohen 5 shoferë

5 shoferë janë arrestuar në Dibër për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 4 prej tyre janë të rinj në moshë dhe janë ndaluar sepse e kanë drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë.

Si rezultat i kontrolleve policia njofton se janë arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, dhe tre të tjerë që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi, dhe konkretisht:

  • K., 48 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip  “Volkswagen”, në gjendje të dehur në  masën 0.98 mg/litër.
  • L., 22 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip  “Benz Mercedes”, në gjendje të dehur në masën 0.70mg/litër.
  • T., 25 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip ‘Ford fiesta’, pa u pajisur me leje drejtimi.
  • B., 24 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip ‘BMË’, pa u pajisur me leje drejtimi.
  • H., 28 vjeç, u konstatua duke drejtuar një motomjet, pa u pajisur me leje drejtimi dhe pa dokumentacion përkatës.

Shkeljet e konstatuara përbëjnë rrezik për përfshirje në aksidente rrugore. Kontrollet janë përqendruar në akset rrugore kryesore por edhe në ato rurale. Materialet procedurale në ngarkim të personave të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Mbytet në kanal 57-vjeçari nga Fieri

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në fshatin Drizë të Fierit. Burime bëjnë me dije se 57-vjeçari ishte duke lëvizur në rrugët e fshatit me biçikl...

14:07

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI