Flash

Klea Huta për Ermal Mamaqin: Të jesh koleg nuk duhet detyrimisht të ndiqesh në rrjete sociale

Lapsi.al 5 January 2022
Klea Huta për Ermal Mamaqin: Të jesh koleg nuk duhet detyrimisht

Klea Huta është një nga aktoret protagoniste të serialit “H.O.T” (Humans of Tirana) me producent Ermal Mamaqin.

Ajo luan rolin e vajzës që quhet “Nora”, një regjizore simpatike e cila hoqi dorë nga lidhja e saj e gjatë për të kaluar pjesën tjetër të jetës në Amerikë; rikthimi i saj do të sillte një sërë ngjarjesh dhe dinamikash në serial.

Ndërkohë që aftësitë e Kleas në aktrim na kanë impresionuar të gjithëve dhe roli i saj i ka hyrë publikut në zemër, moderatorja dhe aktorja na ka habitur të gjithë me një konstatim që ka bërë së fundmi në rrjetet sociale.

Gjatë një interviste me ‘followers’-at në llogarinë e saj të “Instagram”, ajo i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve, ku ndër të tjera ka folur gjatë rreth qëllimeve të saj.

Mirëpo, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen më së shumti, ka qenë deklarata e saj lidhur me kolegun e serialit “H.O.T”, Ermal Mamaqin.

E pyetur se pse nuk ndiqet me producentin në rrjete sociale, Klea Huta është përgjigjur:

“Nuk do të thotë që të jesh koleg duhet detyrimisht të ndiqesh në rrjete sociale apo të kesh miqësi.”

Teksa deklarata na ka habitur të gjithëve, nuk e dimë nëse kemi të bëjmë me mosmarrëveshje ose konflikt midis dy kolegëve, apo thjeshtë kanë vendosur t’i mbajnë kontaktet vetëm profesionale.

Të këshilluara

The Weeknd, gati albumin e ri

The Weeknd shumë shpejt do të publikojë një album të ri. “Dawn FM” do të dalë këtë të premte, më 7 janar. Tyler, The Creator, Lil Wayne, Quincy Jones, bashkëpun...

18:30

5 personazhet më të ndjekur në Instagram

Instagram është një nga platformat e mediave sociale më të përdorura aktualisht. Ne mund të dëshmojmë aktivitetet e përditshme të miqve dhe bashkëmoshatarëve...

18:00

Zbulohet shkaku i vdekjes së Betty White

Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së aktores Betty White. Agjenti i saj, Jeff Witjas ka hedhur poshtë aludimet  se aktorja ndërroi jetë nga marrja e d...

15:05

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI