Flash

Jason Derulo zero tolerancë kur ngatërrohet me një tjetër këngëtar, sherr fizik me dy djem (VIDEO)

Lapsi.al 5 January 2022
Jason Derulo zero tolerancë kur ngatërrohet me një tjetër

Jason Derulo mesa duket ka zero tolerancë kur ngatërrohet me një tjetër këngëtar të famshëm të R&B – aq shumë, sa sulmoi 2 djem në një hotel në Las Vegas sepse e quajtën Usher.

Burimet e zbatimit të ligjit thonë për “TMZ” që policët u thirrën në hotelin “ARIA” gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës pasi Derulo gjuajti me grushta disa burra.

Dëshmitarët okularë na tregojnë se Derulo dhe njëri nga burrat po shkëmbehenin me njëri-tjetrin në një shkallë lëvizëse kur djali dukej se po trondiste Derulon duke bërtitur, “Hej, Usher!” e duke vijuar me ofendime të rënda.

Pikërisht në këtë moment, Derulo u inatos dhe e goditi me grusht në fytyrë, duke e hedhur në dysheme.

Nuk mbaroi me kaq., Jason dyshohet se e goditi edhe djalin e dytë disa çaste më vonë, dhe sigurimi duhej të ndërhynte për të ndaluar zënkën.

Në atë kohë, 2 viktimat nuk donin të ngrinin akuza, por gjithmonë ekziston mundësia e një padie. Sido që të jetë, ata kanë deri në një vit për të ndryshuar mendje dhe për të ecur përpara me akuzat. Jason mori një njoftim për shkelje nga “ARIA” dhe u hoq nga prona.

U tha se lëndimet apo plagët nuk kërkonin ndonjë vizitë në spital, edhe pse 2 djemtë dukej se derdhën pak gjak në fytyrë. “TMZ bëri me dije se ka kontaktuar me një përfaqësues për Jason, por deri më tani, nuk ka asnjë fjalë.

https://www.youtube.com/watch?v=UUGrJeHUUg0&feature=emb_title

Të këshilluara

The Weeknd, gati albumin e ri

The Weeknd shumë shpejt do të publikojë një album të ri. “Dawn FM” do të dalë këtë të premte, më 7 janar. Tyler, The Creator, Lil Wayne, Quincy Jones, bashkëpun...

18:30

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI