Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

"Don’t Look Up"/Në Netflilx mos shih më lart se ç'duhet

Lapsi.al 5 January 2022
"Don’t Look Up"/Në Netflilx mos shih më lart se

Filmi i shumëpërfolur i Netflix-it, Don’t Look Up (Mos shih lart), ia vlen të shihet, pa diskutim. I shoqëruar me plot kritika sa i përket lojës së aktorëve apo nivelit të komedisë, ai gjithsesi përbën një sintetizim të situatës ku ndodhemi: kërcënimit të planetit si pasojë e ngrohjes globale, i shoqëruar në çdo hap nga fenomeni i botës komerciale turbo-kapitaliste perëndimore. Megjithëse mesazhi që përçohet te publiku është i vlefshëm, ndoshta vlen të përmenden edhe ato aspekte të cilat filmi, në përpjekjen e vet sintetike, nuk i trajton.

Ngjarja me dy fjalë: planetit i kërcënohet ekzistenca nga afrimi i një komete, që zbulohet nga dy shkencëtarë (Di Caprio dhe Lawrence), të cilët përpiqen të bindin presidenten e Amerikës (Streep) dhe të birin e saj (Hill) që të veprojnë sa më parë. Presidentja – një variant parodik i Donald Trump-it – nuk i merr seriozisht deri në momentin kur asaj i intereson, moment kur fton në skenë një tekno-miliarder (varianti i Musk-ut, Bezos-it apo Zuckerberg-ut) i cili zbulon se kometa transporton minerale të çmuara për kompaninë e tij. Në vend se të vërë në zbatim planin për hedhjen në erë të kometës para se të godasë Tokën, planifikohet mënyra se si ajo do të copëtohet në shumë pjesë që do të bien në territorin e SHBA. Ky plan i dytë që zbatohet në momentin e fundit dështon dhe të gjithë vdesim.

Filmi ka plot aspekte argëtuese; për shembull tregon se si presidentja e Amerikës është thjesht një palaço në duart e tekno-miliarderit, e cila ushqen elektoratin e saj idiot me figurën heroike të një gjenerali racist dhe mizogjin, si media është veçse një makineri në kërkim të lajmit sensacional, teknologjia e tregtarizuar përdoret për gjëra të kota e plot gjëra të tjera që mund t’i lexoni në shumë artikuj që qarkullojnë rreth filmit. Qëllimi i këtij shkrimi është një tjetër: të përmendë ato gjëra që filmi nuk i thotë.

E nisim nga faktori alegorik i filmit: kometa. Qartazi qëllimi ka qenë që të bëjë të prekshëm rrezikun që i kanoset planetit. Por duke lënë mënjanë faktin se ngrohja globale nuk u shfaq një ditë të bukur, por ka të paktën prej viteve ’80 që shkencëtarët kanë vënë alarmin, filmi e paraqet zgjidhjen në mënyrën më tipike hollivudiane: vëri dinamitin – dhe vazhdojmë jetën të lumtur si më parë. Ndërkohë ngrohja globale është një problem i rrënjosur pazgjidhshmërisht me sistemin ekonomik që kemi, pra me kapitalizmin. Sipas studiuesit dhe gazetarit George Monbiot, janë tre karakteristika të kapitalizmit që e bëjnë të pamundur zgjidhjen e problemit të ngrohjes globale brenda këtij sistemi.

Në radhë të parë, kapitalizmi mbështetet te rritja e përhershme ekonomike (compound growth) e bazuar te konsumi i vazhdueshëm që mundëson fitimet për kapitalistët. Sipas studimeve, është e pamundur që një vend të ketë rritje ekonomike në të njëjtën kohë që tenton të ulë çlirimin e gazeve që shkaktojnë efektin-serë. Nga ana tjetër, sipas FMN borxhi global për vitin 2020 arriti 226 trilionë dollarë, që përkon me 256% të PBB në shkallë globale. Pra për të shlyer këtë borxh në të ardhmen, planeti duhet të rrisë rendimentin e prodhimit të vlerës me 256%. Me fjalë të varfra, rritja e pafundme në një planet të fundëm shkakton kolapsin e planetit.

Së dyti, është teza e rrënjosur kaq thellë në ndërgjegjen tonë se pasuria e individit e legjitimon blerjen e çfarëdo resursi duke shqyer tokën, shkatërrimin e çdo pylli nëse nga kjo gjenerohet fitim, ndotjen e oqeaneve dhe të ajrit që thithim për aq kohë sa për të gjitha këto kapitalisti paguan një “taksë të gjelbër”. S’do mend se këto taksa paguhen me borxhin që merret nëpër banka, shoqëruar me premtimin se në të ardhmen kapitalisti do ta zgjerojë aktivitetin mjaftueshëm sa të gjenerojë fitimin për shlyerjen e parave të marra borxh me interes. Përsëri sipas Monbiot-it, në mënyrë që përmes rritjes ekonomike çdo qytetar i botës të ketë 5 dollarë në ditë (kufiri i varfërisë), nevojiten 200 vjet kur do të kemi rritur ekonominë globale me 170 herë. Pra kapitalizmi jo vetëm që s’ka për të zhdukur ndonjëherë varfërinë, por edhe nëse do të shpresonim pas 200 vjetësh, do ta kishim qarë me kohë planetin Tokë.

Së treti, është përralla kapitaliste e aspiratës së secilit për t’u bërë i pasur. Kjo nuk do shumë koment. Mjafton të kuptojmë se që dikush të jetë trilioner, shumëkush tjetër duhet të ngelet pa bukë, për arsyen e thjeshtë se resurset janë të kufizuara mbi këtë planet. 1%-shi i më të pasurve në botë prodhon 175 herë më shumë karbon sesa 10%-shi i më të varfërve. Me pak fjalë, “kometat” që po shkatërrojnë planetin kanë emra, mbiemra dhe adresa.

Sa më sipër i komplikon disi gjërat. Jo më kot prej shumë vitesh tashmë ka qarkulluar teoria se mjafton që të gjithë njerëzit të reagojnë si individë konsumatorë – bli mollë vendi, lëviz me biçikletë, bëhu vegjetarian e më pas vegan, bëj joga dhe pilates, e plot broçkulla si këto që të shpëtosh planetin. Ajo që filmi – dhe njëkohësisht ideologjia mbizotëruese – mohon, është reagimi publik e politik si qytetarë. Në film masat e njerëzve paraqiten ose si elektorat budallenjsh që mbajnë mbi kokë kapele me parullën “Mos shih lart!”, ose në një skenë tjetër si turma që thyejnë e shkatërrojnë vitrinat e kafeneve kur informohen nga shkencëtarët për rrezikun që u kanoset. Askund në film nuk merret ndonjëherë në konsideratë lufta (literalisht) që po zhvillojnë grupime si Extinction Rebellion për të ndërgjegjësuar popullatën.

Nga ana tjetër, filmi ka një qasje tipike supremaciste të elitës liberale antiTrump në Amerikë. Personazhet e shkencëtarëve që i ulërijnë nga ekrani fundin e botës turmave injorante të memexhive, shprehin tipikisht përçmimin e elitës liberale ndaj atyre që e konsiderojnë ngrohjen globale si një komplot komunist. Theksi rëndom vendoset te dualizmi mes qasjes shkencore dhe masave injorante që udhëhiqen nga famëkeqet fake news dhe teoritë konsipirative – kjo jo vetëm sa i përket ngrohjes globale, por covid-it, vaksinimit, realitetit virtual që ushqehet nga troll-ët duke ndikuar rezultatet zgjedhore e të tjera si këto. Sa i përket qasjes shkencore, vlen të nënvizohet se edhe nëse liberalët e pranojnë përfundimin e ekspertëve se ngrohja globale po ndodh vërtet, vrapojnë të hanë barishte në vend se të vrasin mendjen për shkaqet e rrënjosura brenda sistemit. Por përtej kësaj, është e vlefshme të shtrohet pyetja se pse pikërisht ky skepticizëm ndaj shkencës (që shkon deri aty sa të jetë rimëkëmbur ideja se Toka është e sheshtë). Përveç ndikimit të internetit, përgjigjen mund ta gjejmë edhe te tregtarizimi i vetë shkencës.

Devijimi i misionit të universiteteve, nga akademi të dijes në ndërmarrje tregtare, ka bërë që puna e shkencëtarëve të matet me sasi prodhimi. Kështu, çdo pedagog që duhet të mbajë vendin e punës është i detyruar që çdo vit të nxjerrë një numër të caktuar publikimesh të kërkimeve të tij shkencore, edhe kur rezultatet e kërkimit kërkojnë një kohë më të gjatë sesa kaq. Kjo ka bërë që në media – të cilat gjuajnë lajmin sensacional – të qarkullojnë lajme me të dhëna kontradiktore që veçse e kanë çorientuar publikun duke e shtyrë drejt konkluzioneve se shkenca është një komplot i madh që kontrollohet nga zvarranikët (a dreqi e di se kush). Fituesi i Çmimit Nobel, fizikani Peter Higgs, i cili zbuloi thërrmijat që sot mbajnë emrin e tij dhe mund të bëjnë të mundur shpjegimin e prejardhjes së universit, u shpreh në një intervistë për The Guardian se në sistemin e tanishëm universitar do ta kish pasur të pamundur të bënte zbulimin e tij, pasi me këto standarde prodhimtarie do ta kishin pushuar nga puna.

Për më tepër kthimi i shkencës në mjet fitimprurës – në këtë rast mjekësia laboratorike për zbulimin e vaksinave – ka nxitur teoritë e komplotit se virusi nuk ekziston fare dhe se gjithçka është një mashtrim për të pasuruar elitën globale. A duhet të habitemi që këtë teori e përtyp një pjesë e madhe e popullit (edhe shqiptar) kur vetëm kompania e vaksinave Pfizer fitoi për vitin që sapo lamë pas 33.5 miliardë dollarë?! Sa larg jemi nga ditët kur zbuluesi i vaksinës së poliomelitit, Jonas Salk, deklaronte se zbulimit të tij nuk mund t’i vinte një patentë: “Do të ishte si të patentoje diellin” – do të shprehej ai. Të gjithë ata që llomotisin se pa e kthyer mjekësinë në biznes nuk do kishte vaksinë, i ftoj të hedhin sytë nga një ishull i vogël pak kilometra larg Amerikës, ku jo vetëm u vaksinua 99% e popullsisë me vaksinë të prodhuar në vend, por ka edhe një ndër vdekshmëritë nga virusi më të ulëta në rang global.

Me pak fjalë, a është ky një film i keq? Për aq kohë sa vë në lojë elitën globale dhe ngre alarmin për ngrohjen globale, është film i mirë. Por çfarë na ngelet neve (dhe atyre që do të vijnë nga pas) për të bërë? “Të flasësh për fundin e kapitalizmit në shekullin XXI është si të thuash se Zoti ka vdekur në shekullin XIX,” – thotë Monbiot-i. Fredric Jameson-i thotë se e kemi më të thjeshtë të imagjinojmë fundin e botës sesa atë të kapitalizmit. Sidoqoftë, luksin për të ngrënë gjethe teksa planeti po shkatërrohet e ka vetëm borgjezia e mesme. Të gjithë ne të tjerët duhet të fillojmë të imagjinojmë e të veprojmë.

*Redi Muçi/ Marre nga Teza11.org

Të këshilluara

Pse Basha po nxit dhunë?

Ashtu siç ndodh rëndom në çdo betejë edhe në atë që po zhvillon tani PD-ja, për të parë se ku fshihet djalli, nganjëherë duhen qëmtuar detajet. Pra, ndërsa palë...

18:33

Lum si Rama për demokratët që ka

Besoj se demokratët janë të lumtur. Ata nuk kanë për detyrë të mbrojnë as pasuritë kombëtare, as ato publike, as pasuritë strategjike, as ato kulturore. Madje, ...

11:09

Një video dhe ca foto që na bëjnë me turp

Krejt rastësisht, duke lundruar në Facebook, më ranë në sy dy ripostime të shumë viteve më parë, që janë treguesi më i mirë i absurditetit të kohës ku jetojmë d...

14:58

Ç'fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Kjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ndodhin së toku gjatë një jete të tërë.  Të hënën dëgjova ambasadoren a...

18:43

Dita e lulëzimit të hipokrizisë bashiste

Sot e kam ndjekur me vullnet dhe deri në fund farsën që një pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike zhvilloi në Pallatin e Kongreseve.  Vullneti duhej për ...

19:41

Shko në Spak t’i vësh kapak

Vetëm një ditë pasi SPAK pranoi në gjirin e tij, ish prokurorin Alfred Shehu, që mashtroi publikisht për të fshehur krimin elektoral të PS në Elbasan, ky instit...

16:18

Nuk mbrohet selia me llogje, o Lul

Lulzim Basha ka reaguar sot më ashpër se kurdoherë më parë ndaj Sali Berishës duke përdorur fjalët më të rënda dhe epitetet më fyese. Ai e ka krahasuar rikthimi...

17:49

Berisha, zoti i pavdekshëm i gjurulldisë

Sali Berisha nuk vdiska kurrë. Për herë të parë emrin e tij e kam dëgjuar kur isha 9 vjeç, dikur nga janar-shkurti i 1991, kur një fqinj u thoshte prindërve të ...

18:08

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43