Flash

VOA: Gjatë dhjetorit më pak raste dhe viktima nga COVID në Shqipëri

Lapsi.al 4 January 2022
VOA: Gjatë dhjetorit më pak raste dhe viktima nga COVID në

Në Shqipëri, dhjetori regjistroi një rënie si të rasteve të reja ashtu dhe të viktimave nga Covid 19. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se përgjatë gjithë muajit pati 10.533 të infektuar, niveli më i ulët që pas muajit korrik. Krahasuar me muajin nëntor, bëhet fjalë për një rënie me 28.3 përqind. Mesatarja ditore ishte me 339 të prekur.

Tkurrja e rasteve të reja, ka ardhur ndërkohë që testimet u rritën lehtë me 3.6 përqind, duke u ngjitur në kuotën e 90.540 tamponëve, ose mesatarisht 2920 testime në ditë. Për pasojë pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) zbriti në nivelin e 11.6 përqind, ose 5.1 pikë përqindje më pak. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Gjatë muajit dhjetor u konfirmuan dhe dy rastet e para të variantit Omicron.

Edhe rastet e vdekjeve shënuan një rënie të ndjeshme. Në total gjatë muajit të kaluar u shënuan 117 viktima, ose 31.2 përqind më pak se në muajin nëntor. Bëhet fjalë për nivelin më të ulët të katër muajve të fundit. Numri më i lartë i jetëve të humbura u regjistrua në javën e tretë (14-20 dhjetor) me 32 viktima, ndërsa data 15 dhjetor, ishte dita me më shumë vdekje, 8 qytetarë që kishin humbur jetën.

Në spitale situata erdhi gjithashtu duke u përmirësuar. Ndërsa në 30 nëntor ishin 169 pacientë nga të cilët 15 në terapi intensive, në ditën e fundit të dhjetorit të shtruar kishte 90 persona nga të cilët 10 në gjendje kritike.

Në fund të muajit të kaluar, në të gjithë vendin ishin 6419 raste ende aktive, ose 275 më pak krahasuar me fundin e nëntorit.

Por ditët e fundit të muajit të kaluar dhe ato të fillimit të janarit, duket se po tregojnë një tendencë përkeqësimi. Gjatë javës së fundit (28 dhjetor-3 janar) rastet e reja kërcyen me 68.8 përqind më shumë duke kapur shifrën e 3343 të infektuarve. Një pjesë e rritjes i detyrohet dhe faktit se testimet po ashtu ishin më të shumta, +21.9 përqind. Por megjithatë, nivelit më i lartë i pozitivitetit, +3.5 pikë përqindje më shumë, duke kapur nivelin e 12.5 përqind, dëshmon një panoramë që nuk i përgjigjet ecurisë së javëve të fundit.

Në tre ditët e fundit po ashtu është vënë re dhe një përkeqësim i lehtë situatës në spitale, ku nga data 31 dhjetor deri 3 janar, ka 20 pacientë më shumë, ose 110 të shtruar nga të cilët 15 në gjendje kritike. Në të kundërt, gjatë javës së fundit numri i vdekjeve ra në një total prej 21 viktimash, nga 29 jetë të humbura në javën pararendëse./VOA

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Shqipëria prej disa ditësh ndodhet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat gjatë paradites do të sjellin në vend kthjellim...

07:50

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI