Flash

Çfarë ndodhi në specialen e Harry Potter me Emma Watson dhe Emma Roberts

Lapsi.al 4 January 2022
Çfarë ndodhi në specialen e Harry Potter me Emma Watson dhe
Më 1 janar, “HBO Max” publikoi specialin e shumëpritur të Harry Potter 20th Anniversary: Return to Hogwarts. Ishte një ribashkim i gëzueshëm, me pjesën më të madhe të kastit të serialit dhe shumë nga kujtimet e tyre të fëmijërisë…dhe një që i përkiste dikujt tjetër. Specialja e Harry Potter përfshinte intervista të reja, si dhe pamje të gjetura. Megjithatë, siç theksoi një fans detajist në Twitter, një pjesë kushtuar Emma Watson, e cila luajti Hermione Granger në serinë magjike, përfshinte një foto të një aktoreje krejtësisht të ndryshëm të quajtur po Emma. Ndërsa Watson përshkroi kujtimet e saj të dashura familjare rreth librave të Harry Potter përpara se të dilte në film, një foto fëmijërie e Watson-it me veshët e Minnie Mouse u shfaq në ekran. Vetëm se nuk ishte fare një foto e Watson-it – ishte e aktores së “American Horror Story” Emma Roberts. Këtë foto e ka hedhur vetë Emma Roberts në Instagramin e saj dhe shumë kanë filluar t’i komentojnë me shaka ‘Emma Waston’.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI