Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Pse Basha po nxit dhunë?

Lapsi.al 4 January 2022
Pse Basha po nxit dhunë?
Ashtu siç ndodh rëndom në çdo betejë edhe në atë që po zhvillon tani PD-ja, për të parë se ku fshihet djalli, nganjëherë duhen qëmtuar detajet. Pra, ndërsa palët po nxehin militantët me një numër deklaratash, sa të përsëritura, po aq dhe të pabesueshme, për trafikantë droge, pastrim parash, aferash me drejtësinë, vëmendjen ma tëroqi një justifikim gati periferik, i strukur në një nga tekstet e mbështetësve të Bashës. Ashtu si i dalë nga labirinthet e së pandërgjegjshmes, ai dëshmonte më mirë se gjithçka mendësinë që ka kapluar “fraksionin e bravës”. Lexo me tej:

PD, beteja e deklaratave përpara përplasjes të së shtunës

Në një përpjekje për të kundërshtuar akuzat e berishistëve, se Basha vazhdon të uzurpojë zyrën me forcë, se pasi ndryshoi drynët dhe bravat, hoqi karriget e sallave dhe e mbushi selinë me kamera, se kryetari i shkarkuar ka blinduar portën kryesore dhe dritaret e katit të parë, përgjigjja ishte qesharake. Përqëndrohuni pak dhe lexojeni me vëmendje këtë frazë: “punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë"(lexo ketu). Ky pra është justifikimi. Ndërsa i gjithë publiku diskuton nëse do ta sulmojë doktori shtëpinë e tij duke e nxjrrë nga zyra pasardhësin, Basha do të na bëjë të besojmë se shqetësimi i tij kryesor qenkësh “rifreskimi i strukturave”.  Ndërsa të gjithë kanë parë video ku dëgjohen zhurmat e frezave që presin çelikun që do blindojë godinën, në deklaratë flitet për retushim estetik.  Ndërsa shumëkush jeton me ankthin e asaj që pritet në protestën e 8 janarit, kryetari, i shkarkuar me referendum, e paraqet të tërën si një procedurë të rëndomtë që ka lidhje me fillimin e vitit.   Kur ndalon një çast për të menduar, automatikisht të lindin disa pyetje: pse Luli e ka më të lehtë raportin me gënjeshtrën, sesa atë me të vërtetën? A nuk do ishte me efikase dhe e ndershme ti thoshte publikut: “Po, po blindojmë dyert për tu mbrojtur nga sulmi i Berishës”? A nuk kishte mundësi më të madhe ta ndante opinionin duke i treguar realitetin, sesa duke fantazuar broçkulla çilimijsh me organizim dhe rifreskim? Zgjedhja e kësaj rruge, sa idiote nga pikpamja e komunikimit, po aq dhe ofenduese për logjikën e atyre që e dëgjojnë, nuk është një lapsus i rastësishëm, as një kalkulim i gabuar i “spin doctors”-ave. Ato janë shumatorja e detajeve që na mundësojnë të shohim djallin. Sepse në këtë mënyrë absurde, duke mohuar faktet në emër të krijimit të një realiteti virtual, Basha është sjellë që prej 9 shtatorit. Në këtë kuptim, alibia e ‘rifreskimit” është e ngjashme me atë të vendimit personal për të përjashtuar Berishën, e përbetimit se do mbyste demokracinë për të mos lejuar votime antiamerikane, e slloganit qesharak për një parti që paskësh shpallur aleat strategjik, jo të singjashmen e saj, por një shtet të tërë (madje më të fuqishmin e globit), e sjelljeve prej David Koperfildi që mëtojnë ta shesin një delagat sa për tre.  Të gjitha këto pirueta të sforcuara kanë pasur një qëllim të thjeshtë, përpjekjen për të fshehur humbjen dërrmuese të mbështetjes në parti.   Pa krijuar butaforinë e një realiteti fallc, Lulzim Basha nuk do kishte asnjë argument për të blinduar tani selinë. Blloqet e çelikta mbi dyert dhe dritaret e godinës së PD janë përfundimi logjik i demiurgut të një bote që e sheh vetëm ai vetë. 

Hera e parë në histori që një person i shpallur non grata thërret një protestë kundër partisë së tij

Prandaj mëkati më i madh i kreut të shkakrkuar të PD nuk është tentativa për të bunkerizuar partinë, por ajo për ta shndëruar atë në simbolin e një fabule që nuk ekziston.    Sepse duke mohuar realitetin, duke injoruar shumicën e antarësisë, duke mos njohur delegatët e kongresit dhe vullnetin e tyre, Basha po e shpie PD-në drejt një përplasjeje të pashmangshme.   Ndonëse në pamje të parë duket sikur është Berisha, me steriotipin e tij agresiv, ai që po sulmon, sikur janë mbështetësit e tij që po përgatiten për dhunë, në fakt është e kundërta.  Në këtë rast, faji nuk është tek ai që mësyn, por tek tjetri që do të rrijë arbitrarisht atje ku si takon. Nëse Basha do ta mbajë zyrën me çdo çmim, ai e bën të justifikueshëm secilin mjet që do të shfrynte tollumbancen e pushtetit të tij të remë. E nëse rolin e kësaj e kësaj tollumbaceje po e luan selia e PD-së, ajo godinë duhet të bjerë.  Sepse, për dhunën, ndonjëherë, më shumë sesa ai që e shkakton, bëhet fajtor , ai që e provokon.  Dhe Basha e ka luajtur këtë rol.  Prandaj ai është përgjegjës, jo për gradhin e hekurt që po ngre, por për serinë e manipulimeve që po e detyrojnë të fshihet pas tij. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Lum si Rama për demokratët që ka

Besoj se demokratët janë të lumtur. Ata nuk kanë për detyrë të mbrojnë as pasuritë kombëtare, as ato publike, as pasuritë strategjike, as ato kulturore. Madje, ...

11:09

Një video dhe ca foto që na bëjnë me turp

Krejt rastësisht, duke lundruar në Facebook, më ranë në sy dy ripostime të shumë viteve më parë, që janë treguesi më i mirë i absurditetit të kohës ku jetojmë d...

14:58

Ç'fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Kjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ndodhin së toku gjatë një jete të tërë.  Të hënën dëgjova ambasadoren a...

18:43

Dita e lulëzimit të hipokrizisë bashiste

Sot e kam ndjekur me vullnet dhe deri në fund farsën që një pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike zhvilloi në Pallatin e Kongreseve.  Vullneti duhej për ...

19:41

Shko në Spak t’i vësh kapak

Vetëm një ditë pasi SPAK pranoi në gjirin e tij, ish prokurorin Alfred Shehu, që mashtroi publikisht për të fshehur krimin elektoral të PS në Elbasan, ky instit...

16:18

Nuk mbrohet selia me llogje, o Lul

Lulzim Basha ka reaguar sot më ashpër se kurdoherë më parë ndaj Sali Berishës duke përdorur fjalët më të rënda dhe epitetet më fyese. Ai e ka krahasuar rikthimi...

17:49

Berisha, zoti i pavdekshëm i gjurulldisë

Sali Berisha nuk vdiska kurrë. Për herë të parë emrin e tij e kam dëgjuar kur isha 9 vjeç, dikur nga janar-shkurti i 1991, kur një fqinj u thoshte prindërve të ...

18:08

Sa lehtë u griska maska e Veliajt

Ka mjaftuar një ‘incident” i vogël, pak guxim aktivistësh revolucionarë që nuk i tremben të vërtetës, për të na provuar edhe njëherë sa e dobët dhe e paqëndrues...

16:24

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43