Flash

Politikani bullgar: Do t’i heqim veton Shkupit nëse SHBA i heq vizat Bullgarisë

Lapsi.al 3 January 2022
Politikani bullgar: Do t’i heqim veton Shkupit nëse SHBA i heq vizat

Një nga liderët e koalicionit qeveritar në Bullgari, Slavi Trifunov, i partisë “Ka një popull të tillë” ka thënë se Sofja mund të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, nëse Shtetet e Bashkuara heqin vizat për shtetasit bullgarë.

“Nëse amerikanët duan aq shumë që Maqedonia e Veriut të jetë në Bashkimin Evropian, qytetarët e Bullgarisë, si dhe qytetarët e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian, nuk duhet të kenë nevojë për viza për të shkuar në Amerikë”, tha Trifonov, prezantues i njohur televiziv. Ai heqjen e vetos e ka kushtëzuar edhe me kërkesën që Bullgaria të bëhet menjëherë anëtare e zonës Shengen.

“Edhe ne duhet të jemi evropianë. Tani jemi më pak evropianë se evropianët e vërtetë. Kështu që, unë kërkoj që menjëherë të jemi pjesë e zonës Shengen dhe të mos ketë viza për Amerikë”, ka shkruar Trifonov në rrjetet sociale.

Përmbushja e këtyre dy kushteve nga SHBA-ja dhe BE-ja, si dhe përmbushja e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga Maqedonia, sipas Trifonovit, do të mjaftojnë që Bullgaria të lejojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.  Ai bëri të ditur se më 10 janar do të mbahet takim këshillues për Maqedoninë e Veriut me presidentin bullgar, Rumen Radev.

Ai nuk tha drejtpërdrejt nëse partia e tij do ta dorëzojë zyrtarisht propozimin, por tha se “të gjithë po u bëjnë presion që të dorëzohen” lidhur me kontestin me Maqedoninë e Veriut. Trifonov ka shprehur habinë se si është e mundur që “qindra mijëra maqedonas kanë pasaporta bullgare” dhe në të njëjtën kohë të ketë “urrejtje ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut”.

“Librat tuaj të historisë thonë se bullgarët janë fashistë. Pra, ju vetë jeni fashistë”, ka thënë mes tjerash Trifonov.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2019 ka vendosur veton për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar fillimisht arritjen e një marrëveshjeje për gjuhën e identitetin maqedonas, që sipas Sofjes kanë “rrënjë bullgare”.

Maqedonia e Veriut shpreson se në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 mund të arrihet zgjidhje, bazuar në një plan të kryeministrit të ri bullgar, Kiril Petkov që dy vendet të formojnë grupe punuese për të biseduar edhe për çështjet si: ekonomia, infrastruktura, shëndetësia e çështje tjera./REL

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI