Flash

Xhemi Shehu shpreh dëshirën për tu rikthyer në ekran

Lapsi.al 1 January 2022
Xhemi Shehu shpreh dëshirën për tu rikthyer në ekran

Xhemi Shehu kishte disa kohë që i kishte munguar ekranit të publikut shqiptar, për shkak të mungesës së madhe që ajo ka bërë lidhur me moderimin.

Që pas largimit nga “Portokallia”, emisionit që së fundmi prezantonte në Top Channel, moderatorja e njohur zgjodhi që të ndiqte një jetesë modeste, jo shumë të përfshirë në media dhe t’i përkushtohej plotësisht familjes.

Megjithatë, ajo u rikthye sërish së fundmi në drejtimin e një spektakli madhështor dhe kjo ndodhi pikërisht tek 3 netët e “Festivalit të 60-ë të Këngës”, ku Xhemi ishte një nga katër prezantuesit.

Duket se Xhemit iu duk një eksperiencë e veçantë e të paharrueshme, e cila, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve, nuk do donte ta përsëriste më si eksperiencë. E pyetur në “Top Albania Radio”, ajo u shpreh:

“Si eksperiencë nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tre ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensioni të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do e përsëris më si eksperiencë”, pranoi ajo.

Megjithatë, gjatë intervistës së dhënë, Xhemi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë një fraze teksa i uronte shqiptarëve Vitin e Ri.

Ajo ka uruar sa më shumë shëndet dhe shumë fat në vitin pasues për të gjithë shqiptarët, por jo vetëm, Xhemi ndau dhe dëshirën e saj që të rikthehet në Top Channel, televizion në të cilin u bë e njohur dhe kaloi një eksperiencë të gjatë profesionale të jetës së saj:

“Vetes dhe dëgjuesve i uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi përveç shëndetit. Ndërsa për veten uroj gjithashtu të kthehem në Top Channel”, është shprehur ajo.

Të këshilluara

Kur do të jetë nata finale e Big Brother

Loja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sapo vjen dhe po bëhet më e nxehtë. Finalja ishte planifikuar të ndodhte në Janar, por mesa duket nuk do të jetë kës...

14:59

Aktori i njohur infektohet me Covid-19

Aktori i njohur, Hugh Jackman ka zbuluar së fundmi se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Përmes rrjetit të tij social,Instagram, Hugh publikoi një video duke ...

15:01

Eminem thyen rekord në 'Spotify'

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se albumi i Eminem i vitit 1999, ‘The Slim Shady LP’, ka grumbulluar mbi një miliardë klikime në Spotify. Sipas tyre,...

10:23

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI